Dita e gjashtë e protestës/Pa incidente e konfrontime, protestuesit në kor: Lironi djemtë tanë!

Hënë, 14 December 2020 20:19

 

Është mbajtur sot në Tiranë dita e gjashtë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “News 24” e “Balkanweb” se sot nuk është bërë asnjë dëm, por protesta ka qenë shembullore.

Protestuesit thërrasin në kor “Rama ik”, “Poshtë diktatura” dhe “Lironi djemtë tanë”. Protesta e mbajtur nuk ka qenë e dhunshme, sikundër janë shënuar raste në ditët më herët.

Është vendosur kordon policie përpara godinës së Kryeministrisë. Mirëpo, nuk është shënuar asnjë incident, nuk ka pasur përballje mes demonstruesve dhe policisë.

Të vetmet thirrje kanë qenë ata për lirimin e protestuesve të tjerë, që po mbahen në izolim. Protestuesit më shumë qëndruan pranë Ministrisë së Brendshme.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...