Kryemadhi: Të thyesh xhamat dhe të shkatërrosh pronën publike është ta bësh Edi Ramën nga abuzues në viktimë

Hënë, 14 December 2020 23:12

 

Duke folur në emisionin ‘LOG’ në ABC kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli mbi zhvillimet e protestave në Tiranë. Ajo tha se është kundër dhunës sepse sipas saj këto akte e bëjnë Edi Ramën nga abuzues në viktimë. Të gjitha dëmet tha ajo do të rregullohen me paratë e taksapaguesve shqiptarë si dhe do t’i japin mundësinë për abuzime qeverisë.

Në filozofinë e Monika Kryemadhit, të shkatërrosh pronën publike, të dalësh e të thyesh xhamat e pronës publike është të bësh Edi Ramën, nga dhunues, nga abuzues, nga kriminel në viktimë. Sepse Klodian Rashën nuk e vranë muret e kryeministrisë, ata policët që nuk kishin maska kundragaz. Klodian Rashën e vrau arroganca e qeverisë.
E para, unë nuk kam pse të bëj një deklaratë publike, për një protestë që nuk e kam thirrur unë.
Vazhdoj dhe të them, kush ushtron dhunë, vandalizëm, bën viktimë Edi Ramën. Sepse ajo pema e vitit të ri që njerëzit e nxorrën dufin, tek një pemë, ajo pema e vitit të ri nëse është blerë me 5 milionë lekë, tani do të shkojnë për ta blerë 50 milionë lekë. Me paratë e taksapaguesve shqiptarë, nuk do të paguhet ajo as me paratë e taksave të oligarkëve sepse nuk paguajnë ata, pasi dalin të gjithë me humbje, nuk do paguhet as me taksat e Edi Ramës, se nuk paguan asnjë taksë, as me taksat e qeverisë, por do të paguhet me paratë e taksave të atyre që ishin atje.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...