Sali Berisha:Nuk e kam vizituar kurrë Enver Hoxhën

Hënë, 14 December 2020 23:25

 

Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”, Sali Berisha ka deklaruar se më karrierën e tij profesionale, kurrë nuk e ka vizituar Enver Hoxhën dhe asnjëherë familja e tij nuk e ka kërkuar atë si mjek për të vizituar Hoxhën.
Njëkohësisht, Berisha tregoi se e kishte patur ofertën për të qenë mjek i Klinikës Special por nuk ka dashur ta pranojë.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: A keni vizituar ju udhëheqës të lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë në atë kohë?

Sali Berisha: Është e vërtetë që unë kam vizituar anëtarë të Byrosë Politike, disa, Hysni Kapon, Haki Toskën. Por s’kam qënë kurrë mjek i Klinikës Speciale, nuk kam pranuar kurrë të ndërroj borderon.

Blendi Fevziu: E ke patur si ofertë?

Sali Berisha: E kam patur sigurisht si ofertë, por nuk e kam pranua?

Blendi Fevziu: Pse nuk donit të shkonit si mjek në Klinikën Speciale?

Sali Berisha: Unë isha i pasionuar pas të sëmurëve dhe kërkimve e shkencore. Faktikisht mjekët aty ishin shoqërues. Por unë nuk kam pësuar asgje nga ky refuzim. Dhe e fundit kjo, unë nuk kam vizituar kurrë Enver Hoxhën, dhe kurrë familja Hoxha s’më ka ftuar ndonjëherë të vizitoj Enver Hoxhën./Opinion.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...