Jemi aty ku ishim

Tuesday, 15 December 2020 09:32

 

Mapo.al
Një raport i Guardia di Finanza i publikuar sot, ka treguar tendencën e rritjes së ndjeshme të kultivimit të kanabisit në vitin 2019, në krahasim me 2018, dhe rritje akoma më të madhe në këtë vit, krahasuar me një vit më parë.

 

Ky raport, tregon në fakt një gjë që shumë njerëz e dinë, e kanë të njohur, e kanë dëgjuar dhe e kanë parë.

Por, për më shumë, rrëzon propagandën e rilindjes, e sidomos të Ministrit në ikje, i cili mburrej se i është sulur kësaj bime të paligjshme dhe se ka rezultatet më të mira në 3 dekada.

 

Po sot, u bë e ditur se të paktën 5 drejtues të lartë të policisë në zonë e Vlorës, duke përfshirë një shef komisariati, u arrestuan si të përfshirë në trafikun e drogës.

Pikërisht, në zonën më të nxehtë të përhapjes së kësaj dukurie në vitet më të errëta, 2015-2016, kur Shqipëria nisi të cilësohej si narkoshtet.

Këto dy zhvillime, dëshmojnë se lidhur me drogën dhe trafikun e saj, jemi saktësisht aty ku ishim.

Pra, përpara zgjedhjeve, ka një tendencë të rritjes së kultivimit. Sepse paratë e drogës duhen për votën.

Siç ndodhi në vitin 2016, përpara zgjedhjeve të famshme të 2017, ku Rama mori gjithë timonin për vete.

Dhe kemi zyrtarë të lartë të policisë të përfshirë, siç edhe ngjau në vitin e kulmit të drogës në vend.

Shifrat mund të jenë të ndryshme.

Po fenomeni është i njëjti në cilësinë e tij.

Ndërkohë që marijuana është shtuar dhe shefa të rëndësishëm rezultojnë të përfshirë në trafik, kemi sërish mburrje dhe rrahje gjoksi nga qeveria lidhur me atë, që ata e quajnë policinë më të mirë të 30 viteve.

Polici që teksa është në rregull me trafikantët, po sundon, dhunon dhe përndjek këmba-këmbës protestues të rinj dhe të mitur, edhe kur ata janë totalisht paqësorë, siç edhe ndodhi dje.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...