Vaksina ndaj COVID-19/ Basha: Kam kërkuar që Shqipëria mos mbetet e fundit, madje më janë zotuar. Rama shkoi në New York, erdhi duarbosh

Tuesday, 15 December 2020 14:31

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për punën që po bën vetë ai si lider i opozitës për t’i siguruar vaksinën ndaj COVID-19 Shqipërisë.

Basha ka theksuar se ka folur me miqtë e partnerët dhe në çdo bisedë i ka kërkuar që pavarësisht sjelljes skandaloze të qeverisë aktuale, Shqipëria mos mbetet e fundit.

 

Sipas tij kjo është një punë e opozitës që Shqipëria mos presë ikjen e kësaj qeverie për të siguruar vaksinën ndaj COVID-19. Po ashtu ai kujton se Rama vetë shkoi në Neë York për vaksinën, por erdhi duarbosh ndërkohë që Kosova e Maqedonia e Veriut kanë marrë masat.

 

 

”Boll është boll, mjaft është mjaft. Kupa është mbushur, Nëse përmban një faktor është shpresa dhe besimi se më 25 prill do e largojmë Ramën. Asnjë familje shqiptare, as shoqëria se përballon dot më asnjë ditë më shumë këtë kryeministër. Asnjë shqiptar nuk e përfytyron veten një ditë pas 25 prillit sërish me këtë regjim të dështuar.

 

Sot me të vërtetë shqiptarët janë të parët që largohen nga atdheu në Europë, jo sepse u hoqën vizat, por sepse Rama i hoqi shtetin e së drejtës, i shkatërroi ekonominë, vendet epunës, e dorëzoi në dorë të të një grushti njerëzish. Vetëm largimi i së keqes është hapi për shpresë.

Mjafton të shihni sa pak para ka rezervuar për pandemi dhe sa shumë ëpr oligarkët dhe PPP. Sa pak për pensionistë, dhe sa shumë për projekte që prokurohen me 5 apo 10 fishin e çmimit.

Dua t’ju them se dhe në këto ditë e deri në 25 prill do i japim fund sundimit të së keqes, përgjegjësia vijon të jetë e tija, shëndeti dhe jeta e shqiptarëve e gjendja e tyre ekonomikë. Pritshmëritë janë tek opozita, e ndjej, e shoh në sytë tuaja. Dua t’ju a them hapur dhe shkoqur, përgjegjësitë tona do i marrim një më një. E nisëm këtë duke e nisur se nuk e shohim vetëm sipërgjegjësinë tonë të denoncojmë. A ka familje që nuk e prek padrejtësinë, hipokrizinë, gënjeshtrën .

 

Kur duhet të njoftojë paketë për 100 mijë kryefamiljarë të papunë, sulmon opozitën. Kur duhet të flasë për një bashkim të shqiptarëve, i përçan me gjuhë urrejtje. Dhunon të rinjtë, akoma pa filluar protesta. Dhe i mbyll gojën gazetarëve. Si një diktator i dëshpëruar për fundin e pashmangshëm. 8 vite i njëjti avaz, premtime boshe, kjo do të marrë fund.”- tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...