Dhuna ndaj medias, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve: Turp për Edi Ramën

Tuesday, 15 December 2020 17:46

 

Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve ka reaguar për dhunën ndaj gazetarëve nga Policia e Shtetit gjatë protestave në Tiranë.

“4 gazetarë janë ndaluar të bëjnë punën e tyre gjatë protestave. Turp për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”,- shprehet Ricardo Gutiérrez në një reagim në rrjetet sociale, teksa vlerëson qëndrimin e organizatave ndërkombëtare të mediave dhe atyre në Shqipëri kundër dhunës ndaj kolegëve të tyre në Shqipëri.

 

Ricardo Gutiérrez ka vlerësuar dënimin e dhunës nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë.

Federata Evropiane të Gazetarëve cilësohet si një nga organizatat kryesore për lirinë e medias dhe përfaqëson 320 mijë gazetarë në më shumë se 45 vende të botës.

 

Në dhjetor, 11, policia ndaloi Xhoi Malësinë, një gazetar dhe spiker i lajmeve në Ora News RTV, ndërsa filmonte protestat.

Më 11 dhjetor, Qamil Xhani, kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë”, gjithashtu u ndalua dhe dhunua ndërsa ishte në detyrë.

Më 12 dhjetor u raportuan dy incidente kundër gazetarëve nga anëtarët e forcës policore në qytetin e Durrësit: Redaktori i Durrës Lajm Shefqet Duka u ndalua nga policia ndërsa largohej nga ambientet e medias pranë Sheshit Liria ku po zhvilloheshin protestat. Aldo Mustafa, gazetari lokal i Syri.net TV në qytetin e Durrësit ishte në detyrë duke raportuar drejtpërdrejt nga protesta kur u sulmua nga oficeri i policisë dhe nuk u lejua të filmonte dhe raportonte ndalimin e protestuesve nga policia

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...