Mediu me strukturat e PR në Shkozë: Jemi në një kërcënim të vazhdueshëm për jetën

E mërkurë, 16 December 2020 12:11

 

Fatmir Mediu zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Republikane në Shkozë të Tiranës. Kreu Republikan ka përshkruar situatën e vështirë sipas tij që po përjeton sot vendi ynë. Duke marrë shkak edhe nga zhvillimet e fundit Kryetari i PR, Fatmir Mediu deklaroi se jemi në një kërcënim të vazhdueshëm për jetën nga mungesa e rendit dhe përdorimi Politik i policisë.

“Kjo është situata që ka sot Shqipëria. Jemi në mungesën e shtetit sepse Rama shkatërroi konceptin e shtetit. Jemi në mungesën e pushtetit gjyqësor dhe të Parlamentit. Jemi në një varfëri dhe papunësi të madhe, në një pasiguri juridike. Jemi po ashtu edhe në një kërcënim të vazhdueshëm të jetës për shkak të pasigurisë në rend, por edhe problemeve që vijnë për shkak të trafiqeve të ndryshme, sidomos të trafikut të drogës, i cili tashmë është bërë dominant jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Rajon”, është shprehur Fatmir Mediu.
Ndër të tjera, Fatmir Mediu shprehu nevojën e pjesëmarrjes së qytetarëve në debatin dhe jetën politike dhe më tej në qeverisje, duke e parë si zgjedhjen më të mirë për situatën që sot ka vendi ynë.

“Në këto vite janë mbi gjysëm milion shqiptarë, të rinj dhe të reja, profesionistë që i janë larguar Shqipërisë. Kjo do të thotë që ne kemi një problem shumë të madh social në vend. Kemi problem shumë të madh politik dhe një problem shumë të madh ekonomik, sepse është larguar pjesa më aktive e shoqërisë sonë; profesionistë, të rinj dhe të reja. Nga ana tjetër kemi një qeverisje që është krejtësisht indiferente, përballë këtij fakti. Ne kemi në dorë të ndryshojmë politikën. Ne kemi në dorë të ndryshojmë ekonominë. Ne kemi në dorë të ndërtojmë shtetin. Pjesëmarrja aktive në debatin dhe në jetën politike, në konkurrimin politik dhe pastaj në qeverisje dhe administrim është zgjedhja më e mirë e situatës që ka vendi”, tha ai.
Duke rikujtuar një ndër arritjet me rëndësi të madhe historike gjatë qeverisjes së të djathtëve, siç është anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, Mediu u shpreh i bindur se edhe brenda 4 viteve të ardhshme, Shqipëria do të bëhet vend anëtar i BE-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...