‘Zoti Facebook, në orën 16 paraqitu në komisariat te Njaziu’

E mërkurë, 16 December 2020 13:24

 

Nga Agim Xhafka - 16/12/2020

Ka ca ditë që qeveria nuk po gjen rehat. Kërkon organizatorët e protestave dhe nuk po ia del dot. E si gjithnjë kur xhiron bosh, ia nis këngës “Fajin e ka Saliu”. U nda dhe u ça Rama të mësojë një lider të këtyre ditëve, por po i del film i djegur. Ngaqë protesta kishte si maja buke dhimbjen e shqiptarëve, të cilët gdhihen e ngrysen pa shpresë.

Nuk është shaka ky dialog mes policëve:

-Ej, po cili e ka mbledhur gjithë këtë turmë, mo?

 

-Facebook-u, shef. Dihet.

-Ashtu?! Atëherë ma sillni nesër ora 16 këtë Facebook-un. Të kërkon Njaziu, i shkruani. Shefi i policimit.

Kështu mes marrëzive i jetojmë këto ditë. Thirren plot njerëz për shpjegime pse shkruajnë pro tubimeve antiqeveritare. U thuhet se kanë kryer kundravajtje penale. Ngaqë u thyen tre semaforë e ca kazanë të lashtë plehrash. I quajnë pasuri publike dhe s’kanë faj. Vetëm ato kanë ngelur pa u shitur nga ky shtet hajdut. Bërtet Rama si i lëshuar menç se përdorimi i të miturve bëhet veç nga Boko Haram. Harron mavria se 21 janari i tij ishte mbushur plot me minorenë, plot me djegie dhe dhunë.

Qeveria sot ka aq probleme sa e ka kapur keq nervozizmi. Asgjë nuk ka në terezi. Borxhe pa fund, infektime pa limit, ekonomia në zgrip e janë turrur të gjejnë organizatorët e protestave.

Po organizator je vetë o Ramë Rrumpalla. Me shtatëvjeçarin tënd si marsh funebër, mbushur me burgosje, kërcënime dhe dëbime. Me vjedhje e plaçkitje. Duke qeverisur kështu i ke bërë karshillëk popullit, e ke trembur deri sa vrasja e Klodianit qe pika që po derdh kupën.

Tani sulu Facebook-ut, quaje zotëri, thirre në komisariat, po asgjë nuk do arrish. Se po ndodh me popullin ajo që trumbetojnë komunistët e tu, një ikën nga protesta, mijëra të tjerë vijnë.

Qeveria është në menopauzë. Po ngaqë nuk i kupton simptomat, pandeh se po e rrahin me hithra. Edvin, rregullo burgjet, pastroji, ajrosi, lyeji se do shkosh vetë së shpejti aty e do rrish në këmbë. Po hernia do të të palosë. Ndaj vendos ca stola të gjatë, po bëji me tender ndërkombëtar. Se po e bënë hajdutët e tu, do të të thyhet stoli sa të shtrihesh që të marrç një sy gjumë.

Policinë lëre të ndeshet me Facebook-un. Ti e di që ata ia dalin mbanë. Ja prova, në një thirrje me sms shkruajnë 10 fjalë dhe kanë 12 gabime. Si kënga juaj e moçme, shtije 7 e vrisje 8 a 9 a 10...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...