“Abuzime” me luksin/Fondi Shqiptar i Zhvillimit, 2.5 mln euro për studime e projekte fasadash

E mërkurë, 16 December 2020 16:04

 

Pak muaj para zgjedhjeve, qeveria “Rama” ka hapur “thesin e thesarit”, duke alokuar miliarda lekë për projekte, ide, vizatime e studime, nën atë që e konsideron si “model i zhvillimit të integruare të qëndrueshëm duke u bazuar mbi potencialet turistike, urbane e rurale”.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) pritet të mbyllë një tender gjigand, me fond limit 250 milionë lekë të reja pa TVSH (rreth 2.5 milionë euro”, i hapur në Tetor 2020, me objekt “Studime fizibiliteti, plane biznesi, plane zhvillimore, plane menaxhimi dhe veprimi, masterplane, projekt – ide teknike”.

 

Sipas institucionit të drejtuar nga Dritan Agolli, një ish-bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, në kohën që drejtonte Bashkinë e Tiranës, ofertuesit duhet të dorëzonin dokumentat e tyre deri në 16 Nëntor 2020.

Deri më tani, nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për mbylljen e tenderit, fituesin apo edhe anulimin e procedurës, në rast se diçka nuk ka shkuar mirë.

Në dokumentat që shoqërojnë tenderin, deklaron se Fondi Shqiptar i Zhvillimit pret projekte afat-mesme, për një periudhë 3-vjeçare, në bazë të planit qeveritar që “synon, bashkërendimin e mekanizmave planifikues e financues me qëllim arritjen e një rritjeje ekonomike të qëndrueshme në nivel rajonal”.

Përtej terminologjisë së zgjedhur dhe tejet “perëndimore”, fakti është që qeveria “Rama”, nëpërmjet zyrave të Dritan Agollit, do të shpenzojnë plot 2.5 milionë euro vetëm për projekte të pritshme.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur të shpenzojë këtë shumë të konsiderueshme, duke iu referuar modelit që ajo e konsideron të suksesshëm të “100 fshatrave”.

Për modelin e “100 fshatrave”, i reklamuar gjerësisht nga qeveria, ende nuk ka një bilanc mbi kostot e shpenzuara dhe përfitimet e nxjerra prej tyre.

E, megjithatë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur t’i referohet “100 fshatrave”, për ta konsideruar të domosdoshme shpenzimin e 250 milionë lekë të reja për hartimin (pra, vizatimin), e projekteve të ngjashme.

Koha e gabuar
Qeveria shqiptare ka gjetur momentin më të gabuar për të shpenzuar mbi “studime” për projekte të pritshme, në një moment kur financat publike shqiptare janë në një prej momenteve të tyre më të vështira në dekadat e fundit.

Tërmeti i 26 Nëntorit 2019, pandemia nga Covid-19, si edhe kritikat për keqmenaxhim të buxhetit nga ana e qeveria, e kanë rritur borxhin publik në rreth 81 përqind të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, duke rrezikuar falimentimin e shtetit shqiptar.

Përballë kësaj situate, qeveria “Rama”, e cila i kundërshton kritikat për keqmenaxhim financiar, duket e vendosur të vijojë shpenzimet marramendëse për fasadat

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...