“Skandal”, Vasili:Mashtrimin e prokurorisë për dhunën ndaj Klodianit e asgjëson e vërteta e babait të tij!

E mërkurë, 16 December 2020 16:20

 

 

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili teksa ka publikuar një video nga intervista e babait të Klodian Rashës për News24, deklaroi se Qazim Rasha ka nxjerrë në dritë mashtrimin e prokurorisë. Vasili theksoi se prokuroria mohoi totalisht faktin se Klodiani u dhunua.

Mes të tjerash Vasili sjell në vëmendjen dëshminë e babait të të ndjerit, se djali kishte plage të madhe në kokë me 10-12 të qepura, shpërfytyrim të fytyrës dhe traume në shpatull.

REAGIMI I VASILIT
SKANDALI.Mashtrimin e prokurorisë për dhunën ndaj Klodianit e asgjëson e vërteta e babait te tij!(VIDEO).
Prokuroria mohoi totalisht dhunen ndaj te ndjerit Klodian Rasha.
Lexojeni se çfarë deklaron prokuroria:
“Nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audio-vizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për kònflíkt fizik, keqtrajtim të kufomës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas gòditjès me ármè zjárri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, e ndjejmë me vend të sqarojmë, duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedures Pènále për sekretin hetimor, se në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka patur përdorim dhùnè”.
Ndersa deshmia e babait te Klodian Rashes ne intervisten me gazetaren Klodjana Lala eshte vertet tronditese dhe asgjeson totalisht deklaraten e prokurorise.
Ai pohon se i ndjeri djale kishte plage te madhe ne koke me 10-12 te qepura, shperfytyrim te fytyres dhe traume ne shpatull.
SPAK boll fjete mbi krim, faktet ulerijne, bej detyren se do te jeni ju neser ne bangen e te akuzuarit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...