Ministrat e rinj, Kryemadhi komenton emërimet: Asnjë lidhje me PS, Rama nuk shkëputet dot nga grupi i Rilindjes

E mërkurë, 16 December 2020 17:22

Duke komentuar emërimin e dy ministrave të qeverisë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se ata nuk kanë një asnjë lidhje me Partinë Socialiste. Kryemadhi tha në ‘Top Talk’ në Top Channel se këto emërime tregojnë edhe më shumë shkëputjen e partisë së drejtuar nga Edi Rama me socialistët. Për kryetaren e LSI, Kryemadhi kryeministri e ka të pamundur që të shkëputet nga grupi i Rilindjes në PS.

“Që të jem e sinqertë nuk dua atë merrem fare me komentin e dy emërimeve të fundit, pra lëvizjen e zotit Çuçi nga Ministër i Bujqësisë në Ministër të Brendshëm, apo qoftë emërimin e zonjës Ekonomi në krye të Ministrisë së Bujqësisë. E vetmja gjë që mund të theksoj, është që në të dyja rastet përfaqësimi i socialistëve është inekzistent, sepse në të dy emërimet, qoftë të njërit apo qoftë të tjetrit, asnjëri nga ata nuk përfaqëson jo vetëm Partinë Socialiste, por as bazën e Partisë Socialiste. Unë mendoja që do të kishte të paktën një reflektim momental të zotit Rama, duke zgjeruar dhe duke krijuar më shumë hapësira për socialistët, por në fund të fundit, shkëputja e tij nga grupi i rilindjes është i pamundur, kështu që absolutisht socialistët nuk e gjejnë më veten fare në qeverisjen e Kryeministrit në ikje Rama”, u shpreh Kryemadhi.

 

E pyetur nëse do jetë më mirë Policia dhe Ministria e Brendshme me Bledi Çuçin në krye, kryetarja e LSI u shpreh: “Mendoj që këtu ka të bëjë sjellja e kryeministrit Rama. Sot qoftë Policia e Shtetit apo edhe punëtorët që shërbejnë në mirëmbajtjen apo pastrimin e rrugëve, janë të lidhur drejtpërdrejt me sjelljen dhe me humorin e Kryeministrit. Kështu që, nëse do të kishte një ndikim sadopak, do të kishim një figurë publike socialiste

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...