“Rama, ideatori për ndarjen e Kosovës”, Meta: Çdo ndryshim kufijsh në Ballkan, i tmerrshëm. Kush del jashtë këtyre qëndrimeve…

E mërkurë, 16 December 2020 18:06

 

Presidenti Ilir Meta teksa është pyetur në lidhje me deklaratën e tij të hershme se kryeministri Edi Rama ishte ideatori për ndarjen e Kosovës, nënvizoi faktin se çdo ide për ndryshim kufijsh është i tmerrshëm.

Në një konferencë të përbashkët me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Meta tha se Kush del jashtë këtyre qëndrimeve, sjell të kaluarën kriminale në Ballkan përmes këtyre ideve.

 

“Qëndrimi im ka qenë dhe është i qartë se çdo ide për ndryshim kufijsh në Ballkan është i tmerrshëm. Siç dha dhe zonja Osmani. Është provuar se është kriminal që sjell gjenocid, shkatërrim, armiqësi, dëme të jashtëzakonshme dhe shpopullim. Me këtë drejtim nuk ka vend më për të ndodhur ndonjë eksperiment në Ballkan. E vetmja rrugë e përbashkët është integrimi drejt BE, dhe respektimi i pakicave dhe të drejtave të tyre. Ky ka qenë qëndrim i qartë, është dhe do të jetë gjithmonë i imi. Cilido që del në mënyrë publike apo në mënyrë informale jashtë këtyre qëndrimeve, bën një politike që nuk është në shërbim të politikës shqiptare e në interes të politikës kombëtare, Sjell të kaluarën kriminale në Ballkan përmes këtyre ideve.”, tha Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...