Meta tregon dhuratën e veçantë të Vjosa Osmanit: Do ta mbaj në zyrën time, si dëshmi të dhimbjeve e sakrificave të panumërta. Mbështetje për Heroinat e Kosovës

E mërkurë, 16 December 2020 19:20


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë një dhuratë të veçantë nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të cilën e ka ndarë me publikun. Bëhet fjalë për një dhuratë simbolike për gratë e mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kreu i Shtetit thotë se do ta mbajë në zyrën e tij si dëshmi të dhimbjeve e sakrificave të panumërta, që populli i Kosovës bëri për Lirinë dhe Pavarësinë duke shprehur mbështetje për Heroinat e Kosovë dhe solidaritet me rezolutën e Kuvendit të Kosovës.

 

“E pranova me shumë kënaqësi dhuratën simbolike të Presidentes në Detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në emër të grave të mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilat meritojnë drejtësi, dinjitet njerëzor dhe përkrahje sa më të madhe institucionale.
Këtë dhuratë do ta mbaj në zyrën time, si dëshmi të dhimbjeve e sakrificave të panumërta, që populli i Kosovës bëri për Lirinë dhe Pavarësinë dhe që kurrë nuk duhen harruar.

Mbështetje për Heroinat e Kosovës dhe për fuqizimin e rolit të gruas shqiptare në përgjithësi. Solidaritet të plotë me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, që dënon gjenocidin serb të ndodhur në Kosovë. 🇦🇱❤️🇽🇰”, deklaron Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...