Vasili: Rilindja shqyen sërish marrëveshjen e 14 janarit, kërkon të heqë mbrojtjen për ata që denoncojnë krimet zgjedhore. Thirrje ambasadorëve

E mërkurë, 16 December 2020 20:25

 

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili vë alarmin për ndryshimin sërish të marrëveshjes së 14 janarit me opozitën nga ana e maxhorancës.

Vasili shkruan në një postim në “Facebook” se Rilindja ka shqyer ndryshimet konsensuale të Kodit Penal dhe kërkon të heqë mbrojtjen për ata që denoncojnë krimet zgjedhore.

 

Thirrja e tij është për ambasadorët, duke qenë se ligjet pjesë e reformës zgjedhore janë asistuar dhe mbështetur nga SHBA dhe BE.

POSTIMI I VASILIT
Ambasadore flisni, Rilindja shqyen sërish marrëveshjen e 14 janarit, duke ulur garancitë e procesit zgjedhor!
Rilindja shqyen edhe ligjet e miratuar me konsensusin, që ka dhënë edhe ajo vetë, për ligjet pjesë e Reformës Zgjedhore dhe të asistuara e mbështetura nga SHBA dhe BE.
Së fundmi Rilindja ka shqyer ndryshimet konsensuale të Kodit Penal duke eliminuar mundësinë për të shkuar tek organizatorët, frymëzuesit dhe financuesit e krimit zgjedhor duke shkarkuar përgjegjësinë thjesht tek mashat periferike të këtij krimi zgjedhor.

 

Propozimi i miratuar konsesualisht u krijonte lehtësira të mëdha atyre, që kallëzonin apo krijonin lehtësira gjatë procesit penal për të shkuar tek organizatorët dhe frymëzuesit e krimit zgjedhor.

 

Por hajdutët rilindas të votave në parlament sërish kanë ndërhyrë tinëzisht për të ulur garancitë e procesit zgjedhor dhe kanë futur duart e pista për të mbrojtur organizuesit dhe frymëzuesit duke synuar të miratojnë nesër në parlament këto ndryshime.

Mazhoranca kërkon që të heqë mbrojtjen për ata që denoncojnë krimet zgjedhore. Krimet zgjedhore nuk janë krime pasioni individual, por janë të porositura nga lidershipi politik që kërkon të mbaje pushtetin me çdo kusht.

Me ndryshimin që mazhoranca bëri në mënyrë tinëzare në Komisionin e Ligjeve, kundër edhe qëndrimit të SHBA dhe BE që mbështetën vetëm ndryshimet konsensuale, mazhoranca kërkon që të zvogëlojë efektivitetin e goditjes penale ndaj krimeve zgjedhore.

 

Ndryshimet e mazhorancës duan që hetimi të arrijë sa më pak tek porositësit e krimeve zgjedhore që janë drejtuesit politike, dhe të dënohen vetëm ushtarët e vegjël që zbatojnë urdhra.

Ambasadorë, garantë të marrëveshjes për Reformën Zgjedhore flisni tani nesër s’ka asnjë vlerë.
Ambasadorë, keni qenë dëshmitarë, mbështetës dhe garantë të marrëveshjes konsensuale për Reformën Zgjedhore, mbani qëndrim përballë banditizmit politik, që shkel çdo marrëveshje.

Ambasadorë, Opozita me shumë përgjegjshmëri dhe ndershmëri i ka qëndruar çdo marrëveshjeje.
Ambasadorë pozicionohuni përballë pabesive të Rilindjes, që kërkon të ulë garancitë e procesit zgjedhor dhe kërkon gjithashtu të krijojë hapësira për pandëshkueshmërinë e krimit zgjedho

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...