Rënia e lirë e qeverisjes! 60 për qind e shqiptarëve nuk besojnë më në këtë qeveri

E Enjte, 17 December 2020 09:02

 

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

“Rënia e lirë e qeverisjes”!
Nga sondazhi i fundit i Institutit Demokratik Amerikan, del, se 60 për qind e shqiptarëve nuk besojnë më te qeverisja.
Në fakt, mosbësimi është ne rritje cdo dite. Vrasja e te riut ne deren e shtepise, rebelimi i te rinjeve dhe dhuna ndaj minoreneve edhe me shume e rriti urrejtjen ndaj kesaj qeverisje.
Raportet nderkombetare jane denoncuese per cenimin e standardeve demokratike te qeverisjes dhe mos respektimin e te drejtave te njeriut. Transparence Internetional denoncon rritjen e korrupsionit e KE cenimin e te drejtave te njeriut dhe dhunimin e te rinjeve e gazetareve.
Edhe Guardia di Finanza raporton se siperfaqet e mbjelljeve me lende narkotike ne Shqiperi, ne 2020, jane shume me te larta, se ne 2019.
Qeveria pretendon te kunderten, ndersa kryeministri ne nje media nderkombetare, e pranon, se ka mbetur vetem, pasi, sipas tij, nuk kuptohen “idet e tij” !
Eshte e vertete, se perceptimi mbi realitetin, nga shumica absolute e shqiptareve dhe kryeministrit, eshte krejt e ndryshme. Ashtu, si edhe filozofia politike mbi qeverisjen demokratike eshte krejt e ndryshme, sepse, kyeministri parimet e shtetit social te se drejtes i konsideron teper te vjeteruara, prandaj i mohon te gjitha rekomandimet e institucioneve europiane per plotesimin e kushteve, para organizimit te Konferences Nderqevertare.
Ai deklaron edhe publikisht, se nuk ka kushte, e ne kete situate duket e pavlere edhe impenjimi i Ambasadores Kim per plotesimin e Gjykates Kushtetutese brenda dhjetorit.
Pse ? Sepse kryeministri yne ka dhene prova se nuk pyet e as i zbaton vendimet e Gjykates Kushtetutese.
Do e konsideroni akt merie, si ju duket disa militanteve e adhuruesve te Rames ?
Ja po u jap nje rast, nga me bindesit e me flagrantet. A nuk ja hoqi mandatin e deputit Ilir Beqes Gjykata Kushtetutese ? Po ja hoqi. A nuk e beri Rama perseri deputet ? Ai eshte perseri deputet !
Rama eshte ne renie e ne vetmi, jo se eshte me ide me te perparuara, e te tjeret nuk mund ta ndjekin, por se, filozofia politike e tij bazohet te anarkizmi dhe subjektiviteti, prandaj e kam emertuar si Filozofi surelist i se drejtes !
Ai kishte deklaruar sa mori mandatin e dyte, se asnje minister nuk do te iki nga qeveria pse do e kerkojne te tjeret, por, vetem kur te donte ai.
Ra edhe ne kete premtim. Lleshin ia rrezuan te “rinjte e rruges”, prandaj do jete ne renie re lire, e as do te kete force ta ndaloj ate.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...