Vjosa Osmani nga Kuvendin: Shqipëria, ëndrra jonë e përbashkët. Kosova s’mund të shpërblejë Serbinë me territore

E Enjte, 17 December 2020 12:52

 

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa është pritur nga kryeparlamentari dhe deputetët shqiptarë. Teksa i pari që foli në sallë, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se Komisoni i Posaçëm do të japë një vendim të drejtë.

“Mbështesin UÇK-në, ata që janë në anën e drejtë. Keni gjithë mbështetjen e solidaritetin tonë. Komisioni posaçëm ka nisur nga puna dhe do të nisë shumë shpejt për një vendim. Jam i bindur që në emër të UÇK do të dimë të mbrojmë drejtësinë dhe dinjitetin e kësaj ushtrie, në shërbim të popullit të vet.”, tha Ruçi.

 

Ndërkohë, Vjosa Osmani tha nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria ëndrra jonë e përbashkët e qytetarëve kosovarë.

“Ky komb i lashtë ka dhënë shumë për qytetërimin europian. Shqipëria është vetëm atdheu i bashkëvëllezër dhe bashkë motrave, por është ëndrra jonë e përbashkët. Këtu na solli sakrifica e qytetarëve, civilëve të vrarë dhe shumë të pagjetur. Dua t’i thërras të rinjtë e vendeve tona, që të ndjekin synimet e tyre dhe të besojnë se ëndrrat do të jetësohen. Ata do të jenë aty ku dihen, në majat më të larta të profesionit. Kosova dhe Shqipëria do të kenë ndryshim nëse shfrytëzojnë kapacitetin e 50% të të rinjve. Ftoj deputetët që janë në këtë dhomë dhe ata jashtë saj, që të kultivojnë mundësinë për ecjen e të rinjve. Kosova s’mund të shpërblejmë Serbinë me territore”, tha Osmani

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...