Ish-deputeti i LSI: Uroj që ftesa e Vjosa Osmanit mos bjerë në vesh të shurdhër, Shqipëria t’i bashkohet Kosovës në denoncimin e gjenocidit serb

E Enjte, 17 December 2020 20:28

 


Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu e ka cilësuar kuptimplotë thirrjen e Vjosa Osmanit ditën e sotme që edhe Shqipëria si Kosova të miratojë një rezolutë për të njohur e dënuar gjenocidin serb.

Spahiu uron që kjo ftesë publike e Osmanit mos bjerë në vesh të shurdhër, por konstaton se me kryeministrin Rama duket se do jetë e tillë pasi ai nuk qëndroi as në fjalimin e Presidentes së Kosovës.

 

Ai akuzon Ramën se do të rilindë projektin e Jugosllavisë duke e lënë Kosovën si çështje të dorës së dytë.

 

 

STATUSI NGA PËRPARIM SPAHIU

 

Një mesazh kuptimplotë i presidentes në detyrës të Kosovës, Vjosa Osmani sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Uroj që ftesa e zonjës Osmani që Shqipëria t’i bashkohet Kosovës në denoncimin e genocidit serb, të mos bjerë në vesh të shurdhër.

Premisat janë që Kosova të mbetet vetëm në këtë nismë, duke parë shurdhërinë e KM në ikje, i cili sot as nuk denjoi të ishte i pranishëm në parlament për të respektuar miken.

 

Eshtë bindja ime, se Shqipëria 🇦🇱 duhet të miratojë rezolutën e kërkuar sot publikisht nga presidentja në detyrë e Kosovës!

 

Jemi vëllezër dhe motra të një gjaku, gjaku nuk bëhet ujë dhe sado ujë të rrjedhë, rrjedha e historisë së kaluar nuk ndryshon.

Shurdhëria politike e Rilindjes ndaj çështjes së Kosovës 🇽🇰 nuk është e rastësishme.

Ajo ndodh për shkak se kryerilindasi nuk do të prishë atmosferën dashurore me sivëllain e tij në Beograd, Aleksandër Vuçiç.

KM në ikje e gënjen mendja se mund të rilindë projektin e Jugosllavisë duke e trajtuar Kosovën si çështje të dorës së dytë.

Kosova e pavarur është faktor stabiliteti në Ballkan. Askush nuk mund t’i përçajë shqiptarët, aq më tepër një politikan që e ka mandatin e skadencës 25/04/2021.

Shqipëria e shqiptarëve, përbuzje tradhtarëve! 🔜

#ShqiperiaShtepiaJuaj

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...