Premtoi se do jepte informacione për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafik droge nëse i ulej dënimi, Gjykata e Katanias jep vendimin për Moisi Habilajn

E Enjte, 17 December 2020 22:37

 

Për trafikantin shqiptar të drogës, Moisi Habilajn gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Katanias kanë vendosur të mos e ndryshojnë vendimin e parë dhe të mos bëjnë asnjë zbritje në dënim. Kështu për Moisi Habiljan vijon të mbetet në fuqi vendimi se do të vuajë 15 vjet e 5 muaj dhe 10 ditë burg, ashtu sikurse është urdhëruar më 19 qershor 2019.

Mediat italiane shkruajnë se Habilaj në gjykimin e shkallës së parë kishte vendosur të fliste me magjistratët për të pranuar disa akuza dhe për t’i dhënë atyre informacione për çdo përfshirje të mundshme të kushëririt të tij në trafikun e drogës, pra ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri u hetua gjithashtu nga zyra e prokurorit të Katanias, por dosja u mbyll me një kërkesë për shkarkim, e cila u pranua më pas nga gjyqtarja Loredana Pezzino. Banda e trafikantëve, e cila kishte në krye Moisi Habilajn vepronte midis Shqipërisë dhe Sicilisë për të importuar sasi të mëdha marijuane, por edhe armë lufte në ishull. Të gjitha do të kishin qenë të mundura falë një rrjeti tregtarësh me shumicë në zonë me marrëdhënie të drejtpërdrejta me klanet kryesore mafioze lokale.

“Meridionews” ka zbardhur edhe një fragment nga deklarata e Habilajt, i cili shprehej se: “Nëse vini në Shqipëri e kuptoni që policia është e korruptuar . Ndonjëherë është vetë shefi që na ndihmon të ngarkojmë thasët”.

Moisi Habilaj është larguar nga burgu që nga fundi i muajit maj, pasi kaloi 954 ditë pas hekurave. Për disa muaj, trafikanti i drogës ka qenë në shtëpinë e një kushëriri në territorin e San Michele di Ganzaria, në krahinën e Katanias

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...