“Realitetin duhet ta shohim siç është”, ish-deputetja e LSI: Të rinjtë shohin largimin nga vendi si e vetmja zgjidhje për mundësi e punësim

Premte, 18 December 2020 11:12

 

Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi thotë pas një bashkëbisedimi me të rinjtë se Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve nxit reflektim për faktin se sa shumë të rinj kërkojnë largimin nga vendi, si e vetmja zgjidhje për mundësi dhe punësim.

“Realitetin duhet ta shohim siç është! Dhe është i dhimbshëm!
Dita ndërkombëtare e emigrantëve nxit reflektimin për sa shumë të rinj janë larguar dhe kërkojnë largimin nga vendi ynë, si e vetmja zgjidhje për të kërkuar mundësi dhe punësim. Pas një diskutimi me të rinj të shkëlqyer, që i duhen Shqipërisë sot më shumë se kurrë për të kaluar sfidat që po përballemi. Dëgjova prej tyre për arsyet që i kanë shtyrë të ikin, por mbi të gjitha biseduam për çfarë mund të bëjmë që të rinjtë që kemi, mos të ikin nga Shqipëria, si dhe ata që kanë ikur të gjejnë mundësinë të integrohen në zhvillimet ekonomike dhe politike të vendit, që ta shohin gjithmonë Shqipërinë shtëpi🌹.”, shkruan Kërpaçi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...