“Masakrat e Serbisë përtej çdo imagjinate të një njeriu normal”/ Vjosa Osmani: Shqipëria të jetë shteti i dytë pas Kosovës që duhet të dënojë gjenocidin

Premte, 18 December 2020 11:44


Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani edhe njëherë bëri thirrje që Kosova dhe Shqipëria të bashkohen duke dënuar krimet e luftës që ka bërë Sebia.

Gjatë një konference të përbashkët me kreun e PD, Lulzim Basha, Osmani tha se masakrat e Serbisë kanë qenë përtej cdo imagjinate të një njeriu normal.

Ajo tha se Kuvendi i Shqipërisë duhet që të miratojë një rezolutë, që dënon gjenocidin serb në Kosovë, që është parë nga të gjithë ndërkombëtarët.

“Ne kërkojmë që të dënohet gjenocidi serb në Kosovë me anë të një rezolutë. Duhet të dënojmë krimin serb, pa asnjë pikëpyetje. Nuk ka pikëpyetje që Serbia ka kryer gjenocid. Serbia nuk ka dashur vetëm pastrim etnik, por synimi serb ka qenë që të shfarosë popullin shqiptar. Ne jemi këtu ku jemi, për shkak të luftës së UÇK-së, për shkak të Shqipërisë dhe aleancave botërore. Të mos lejojmë që Serbia të ketë sukses, sepse ata po falsifikojnë historinë. Historia ka ndodhur para syve të gjithë botës. Pamjet e masakrës janë regjistruar nga e gjithë botë. Ne nuk kemi nevojë ta ekzagjerojmë atë që ka ndodhur. Edhe ashtu siç ishte, ishte e tmerrshme. Ishte përtej çdo gjëje që mund ta imagjinojë koka e një njeriu normal. Prandaj që të flasim të gjithë për ato krime, sepse pa e njohur të vërtetën, pa pasur drejtësi asnjë nga shtetet tona nuk do mund të ecë përpara dhe nuk mund të kemi paqe dhe stabilitet në rajon”, tha Vjosa Osmani.

Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, tha Osmani, nuk duhet të kenë barriera.

“Është detyrë e imja parësore që të flas me zërin që ma kanë dhënë qytetarët e Kosovës, të paraqes detyrat legjitime dhe të kërkoj bashkëpunimin e sinqertë mes Kosovës dhe Shqipërisë, një bashkëpunim që nuk duhet të ketë barrierë ose keqkuptim. Edhe nëse ato krijohen të punojmë bashkërisht që ti eliminojmë, sepse mbi të gjitha jemi shqiptarë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...