Pas takimit me Vjosa Osmanin, Berisha shpërthen ndaj Ramës: Mohimi nga ‘Zografi bis’ i gjenocidit serb, akt flagrant armiqësor ndaj kombit shqiptar

Premte, 18 December 2020 14:14

 

Ish-kryeministri Sali Berisha pak pas përfundimit të takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili mungoi gjatë vizitës së saj dje në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Në një prononcim për mediat, Berisha theksoi se mohimi nga ‘Zografi bis’ i gjenocidit serb, ishte akt flagrant armiqësor ndaj kombit shqiptar.

“Shfrytëzova rastin që të diskutojmë gjerësish mbi problemet me të cilat përballen dy vendet sot. E falënderova zonjën Osmani për çështjet e mëdha që ngriti në fjalën e saj në parlamentin shqiptar. Mohimi nga ana e ‘Zografi bis’ të gjenocidit serb përbën një akt flagrant armiqësor ndaj kombit shqiptar. Në këtë kontekst dua t’ju them se zonja presidente foli në parlament jo vetëm në emër të qytetarëve të Kosovës, por të mbarë shqiptarëve. Foli jo vetëm ne emër të qytetarëve që sot janë gjallë, por në emër të shqiptarëve që u masakruan barbarisht nga racistët serbë, nga 860-ta deri në 1999-ën. Akti i mohimit me urdhër të Edi Ramës në dokumentin e parlamentit shqiptar të gjenocidit serb, është akt armiqësor ndaj çdo shqiptari. Është një akt armiqësor ndaj njerëzimit, i cili nuk njeh falje në dënimin e krimeve kundër tij dhe gjenocidin e një populli mbi bazat raciste.”, tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...