Pse e prishi Vjosa rehatinë e establishmentit të Tiranës?

Saturday, 19 December 2020 19:53

 

Dhjetëra herë kanë ardhur në Tiranë, krerët e shtetit dhe udhëheqësit e Kosovës, kanë folur në media, kanë mbajtur qendrime publike, po pak gjë mbahet mend prej tyre. Hashim Thaçi përshembull si President e ka kryer këtë rit në mënyre periodike.

Vetëm një rast iu desh Vjosa Osmanit, dhe ka tre ditë që media, opinioni dhe qytetarët, ziejnë nga mesazhi i saj. Nga vjen kjo diferencw, si është e mundur?

 

E para sigurisht ka të bëjë me fjalët e përdorura dhe për fat gjuha ende nuk e ka humbur fuqinë. Wshte e dukshme se retorika e zonjës Osmani është më e pasur, dhe me gjasë ajo vetë është më e kenduar dhe më e ditur se liderët që jemi mësuar të shohim andej. Po më e rëndësishmja ngjan tek çfarë përfaqëson dikush, integriteti dhe besueshmëria. Nisur nga këto, Vjosa i ka kredencialet momentalisht shumë të larta.

Një prej shkaqeve që paraardhës të saj nuk kanë patur të njëjtin efekt dhe ndikim, është se ata u përzien në raporte të dyshimta me udhëheqësinë e elitën e biznesit dhe medias në Tiranë, dhe shpesh në raporte interesi e pazari, çka binte në sy, madje mbante erë.

Nuk ka sesi që një lider në Kosovë, të shkrihet me rilindjen në Shqipëri në çdo aspekt, e të shpëtojë pa kosto. Kjo sa i përket perceptimit që opinioni këtu krijon për ta, pa marrë në konsideratë korrupsionin e nepotizmin e paturp që ata ushtrojnë në Prishtinë e kudo ku shtrijnë pushtetin andej.

Kur Vjosa thotë hiqeni traun, na lini të vijmë siç deshën të parët tanë, çdokush e merr si moment të vërtetë e të sinqertë. Sepse ajo është e çliruar nga bagazhet e interesit dhe biznesit që janë në mes të pushtetarëve në dy anët e kufirit, siç kanë qenë deri më tash.

Ndaj para saj, Rama ngjan keq, siç nuk ndodhte përshembull kur kryeministri ishte me Thaçin, ku të dy bashkë, janë akuzuar se janë përfshirë në projekte edhe më të errëta, në kulisat me Beogradin. Duhet përmendur që politikanët e ndershëm, të papërlyer kanë aftësinë të rrezatojnë e të prishin rehatinë e establishmentit. Të gjitha këto e bënë mesazhin e Vjosës të fortë dhe trazues në një Tiranë ku krejt pushtetet janë në një dorë dhe ushtrohen sipas trilleve e humorit të bosit të madh. /Gazeta Mapo/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...