Çuçi e nis me propagandë

Diel, 20 December 2020 13:04

 

Në vend që të fliste për shoqërimin pa asnjë arsye nga policia të katër aktivistëve të Mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, i emëruari i Edi Ramës në krye të ministrisë së Brendshme, Bledi Çuçi e ka nisur me propagandë punën.

Zyra e shtypit e Ministrisë së Brendshme bën të ditur se Bledi Çuçi sot ka vizituar familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha të vrarë nga policia disa ditë më parë.

Pas vizitave të shpeshta të Edi Ramës dhe thuajse të përditshme të deputetëve dibranë të PS-së, sot ishte radha e Bledi Çuçit që i shoqëruar edhe nga disa drejtues policie, të vizitojnë familjen Rasha.

Vizita e tij ka zgjatur vetëm 10 minuta, aq sa për të bërë disa plane propagande dhe për ti transmetuar në media.

 

Siç duket edhe Çuçi nuk ka në plan të ndryshojë ndonjë gjë në ministrinë që i kanë dhënë me zor, ndërsa për të bërë ndonjë reformë në polici as nuk mendohet të ndodhë.

Policia do të vazhdojë dhunën e saj ndaj qytetarëve shqiptarë, siç edhe u vërtetua dje dhe dorëheqja e Sandër Lleshajt nuk ka shërbyer për ndonjë gjë, përveç se për një lëvizjen politike për të qetësuar gjakrat, e përdorur nga Edi Rama.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...