LSI Durrës: Qeveria u mohon mjekëve shpërblimin e fundvitit

Diel, 20 December 2020 13:18

 

Anëtari i Kryesisë së LSI Durrës, njëkohësisht dhe mjek, higjenist, epidemiolog, Nestor Memsuri përmes një reagimi në rrjetin social Facebook thotë se qeveria u mohon mjekëve shpërblimin e fundvitit.

“Të lënë në harresë, mjekëve të familjes nuk u është dhënë shpërblim dhe u është refuzuar paga e 13-të, të cilën e kanë marrë çdo vit. Mjekët e familjes vijojnë të përballojnë një ngarkesë shumë të madhe gjatë gjithë pandemisë së Covid-19, duke punuar orar pa orar, me pacientë të prekur me Covid dhe ata me patologji të tjera”, shkruan në reagimin e tij Mensuri.

 

Reagimi i plotë:

Qeveria u mohon mjekëve shpërblimin e fundvitit.

Pavarësisht kërkesës së sindikatës së mjekëve qeveria refuzon pagën e trembëdhjetë.

Të lënë në harresë, mjekëve të familjes nuk u është dhënë shpërblim dhe u është refuzuar paga e 13-të, të cilën e kanë marrë çdo vit.

Mjekët e familjes vijojnë të përballojnë një ngarkesë shumë të madhe gjatë gjithë pandemisë së Covid-19, duke punuar orar pa orar, me pacientë të prekur me Covid dhe ata me patologji të tjera.

Ata janë heronjtë që po mbajnë një peshë të madhe në luftën kundër pandemisë.

Mjekëve në qendrat shëndetësore të cilët trajtojnë pacientë me Covid nuk u paguhen as orët e tyre shtesë në punë.

Çdo fundviti ata merrnin pagën e 13-të dhe një shpërblim në bazë të numrit të vizitave që kryenin, këtë vit ku ngarkesa ka qenë edhe më e madhe kjo pagesë u është refuzuar.

Në televizor, rrjete sociale dhe në propagandën qeveritare këta mjekë shpallen heronjtë e heshur, ndërkohë vlerësimi financiar për heroizmin e tyre është diskriminues.

STOP 🚫 propagandës dhe vlerësoni mjekët pasi çdokush prej tyre ka sakrifikuar dhe ka punuar maksimalisht dhe profesionalisht.

Kontributi i tyre është heroik në këtë betejë të madhe.

Nestor Memsuri
Mjek, Higjenist – Epidemiolog
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës

#DurresiShtepiaJuaj 🌹
#LSI

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...