Ervin Resuli, ”zëri i fermerëve” i bashkohet LSI-së/Mehmetaj: Fermerët po pengohen nga mungesa e subvencioneve

Diel, 20 December 2020 15:56

 

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj së bashku me ekspertin e bujqësisë, Ervin Resuli, i cili i është bashkuar kësaj force politike, kanë vizituar fermerët në zonat e Savrës, Babunjës e Libofshës.

Mehmetaj thotë e në fermat e serat e banorëve, kupton se janë hedhur kursimet e jetës, por fitimet janë shumë larg asaj që këta fermerë prisnin. Teksa thotë se kanë projekte fanastike, pengohen nga konkurenca dhe nga mungesa e subvencioneve.

 

”Ndihma ndaj fermerëve e promovimi i produkteve vendase, duke ndërmarrë politikat e duhura bujqësore janë prioritet për LSI, po ashtu si edhe përgatitja e të gjithë infrastrukturës së nevojshme për ndërtimin e agroturizmit. Për ne Shqipëria është vend i bekuar me resurse të panumërta ndaj angazhimi ynë kryesor është të rikthejmë të rinjtë në tokat e tyre, për ta ndjerë vërtetë”,-thotë më tej Mehmetaj.

Postimi i plotë

Së bashku me Ervin Resuli, një prej ekspertëve më të mirë e vokal të sektorit të bujqësisë takuam e biseduam me fermerë të zonës së Savrës, Babunjës e Libofshës. Në fermat e serat e tyre kupton se janë hedhur kursimet e jetës, por fitimet janë shumë larg asaj që këta fermerë prisnin.

E megjithëse kanë në mendje projekte fantastike që do të zhvillonin fermat e tyre dhe të gjithë zonën, ata pengohen nga konkurenca e pandershme me produktet që vijnë nga jashtë, pengohen nga mungesa e subvencioneve (që janë të pa krahasueshme me vendet e rajonit), pengohen edhe nga drejtuesit lokalë e qëndrorë të cilët nuk kanë vizion por tërhiqen pas interesave të karriges e rryshfeteve. Nga ana tjetër, ajo që vërehet kudo ku shkon, është boshatisja e fshatrave e largimi i të rinjve.

Ndihma ndaj fermerëve e promovimi i produkteve vendase, duke ndërmarrë politikat e duhura bujqësore janë prioritet për LSI, po ashtu si edhe përgatitja e të gjithë infrastrukturës së nevojshme për ndërtimin e agroturizmit. Për ne Shqipëria është vend i bekuar me resurse të panumërta ndaj angazhimi ynë kryesor është të rikthejmë të rinjtë në tokat e tyre, për ta ndjerë vërtetë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...