Shoqërimi i aktivistëve, Budina: Policia na goditi me shkelm në fytyrë

Hënë, 21 December 2020 13:10

 

Një tjetër protestë ka nisur në vend. Regjisori Robert Budina, nga ”Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar”, tregon se çfarë ndodhi të shtunën, kur u shoqëruan nga policia 4 aktivistë të Teatrit. Sipas tij, gjithçka nisi kur u ndalua njëri prej tyre.

”Aktivistët e teatrit ndërhynë për të filmuar ngjarjen dhe policia nuk i rezistoi dot këtij veprimi fare demokratik. Ndërhynë ndaj atyre që filmonin, i shoqëruan në komisariat, i morën celularin, që merret vetëm në komisariat. Aty pastaj kanë goditur me shkelm në fytyrë njërin prej nesh”,- thotë Budina.

 

Nga ana tjetër, regjisori shtoi se ka një mllef të madh ndaj qeverisë dhe policisë ndaj Aleancës. ”Ne do ta rikthejmë teatrin, kemi sinjale të qarta që edhe vetë ata, eksponentë të mazhorancës, duan ta rikthejnë teatrin, por duan ta bëjnë të duket sikur po e kthejnë ata. Po përpiqen që të tregohen qeveri që mirëkupton. Do të kthehet ashtu siç ishte, aty ku ishte, por do ta kthejnë qytetarët që janë me të drejtën”,- u shpreh Budina

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...