Masat kufizuese, Kryemadhi: Kufizimet nuk i shërojnë shqiptarët dhe nuk i rrisin ekonominë, një presion psikologjik

Hënë, 21 December 2020 21:40

 

E ftuar në emisionin ‘Quo Vadiz’, të gazetares Pranvera Borakaj në Vizion Plus kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar masat e reja të bëra publike nga komiteti i ekspertëve. Ajo tha se këto kufizime nuk i shërojnë shqiptarët si dhe nuk i rrisin ekonominë. Kryetarja e LSI vuri theksin tek mungesa e ndihmës financiare për bizneset dhe qytetarët ndërkohë që mori shembuj të vendeve fqinje që kanë dhënë disa paketa ndihmash.

‘Unë, nuk dua të bëhem eksperte shëndetësore, por dua të them vetëm diçka, keqmenaxhimi i kësaj situate, mungesa e përgjegjshmërisë shtetërore, institucioneve shtetërore, mungesa e përgjegjshmërisë, përkushtimit të njerëzve pranë kryeministrit, do të sjellin, e do të vazhdojnë të sjellin vendime absurde, të cilat, unë mendoj që nga ora 10 e darkës, 5 e mëngjesit apo 8 e darkës, këto lloj kufizimesh lëvizjeje, nuk i shërojnë shqiptarët nga Covid, nuk shtojnë mundësitë financiare që shqiptarët të kenë mundësi për të paguar qoftë shërbimet në shtëpi, apo ilaçet që janë të shtrenjta.
Ajo që unë dua të theksoj dhe që më vjen shumë keq, shqiptarët çdo ditë e më shumë përballen me një presion psikologjik, depresion të shoqërisë jo vetëm nga ana emocionale dhe ana e panikut që ka brenda vetes së tyre, por edhe nga mungesa e shpresës që vjen, që në raste të tilla janë raste lufte, për shkak të situatës, mënyrës se si është menaxhuar, njerëzit nuk kanë asnjë lloj orientimi të qartë se çfarë duan të bëjnë.
Ajo që unë mendoj dhe mendoj që është një nga problemet kryesore që ka qeveria sot është se qeveria nuk mendon se si të zgjidhë problemin, sesi të ndihmojë qytetarët e saj, qeveria nuk mendon sesi të gjendet pranë qytetarëve por se si të intimidojë, frikësojë, tmerrojë qytetarët, në mënyrë që t’a kenë më të lehtë për t’i nënshtruar.
Unë nuk kam tërheqje, unë mendoj se nuk mbyllet i gjithë populli shqiptarë duke dalë në Facebook me kanatjere dhe duke thënë se nga ora 5 e mëngjesit deri në 5 pasdite jeni të lirë të dilni dhe të bëni 2-3 xhiro te liqeni. Ajo që unë mendoj dhe theksoj, se faza e parë e mbylljes së pandemisë, muaji mars, ishte një keqmenaxhim i jashtëzakonshëm, panik ekstrem tek qytetarët.
E çfarë solli? Solli që në fazën e dytë, ndoshta vala e dytë e virusit kishte më shumë raste, për shkaqe të shumta, ndodhi që njerëzit të ishin totalisht mosbesues ndaj vendimeve që merrte qeveria. Mbyllja e parë që iu bë Shqipërisë, ishte një mbyllje që rrënoi ekonominë dhe xhepat e shqiptarëve. Pati një mashtrim ekstrem që bëri qeveria, për mjekët, infermierët, paketa ekonomike. Ju e mbani mend që Kosova po shpërndan paketën e 4-të ekonomie dhe Shqipëria, bizneset nuk kanë marrë paketën e parë, ndihmën e parë ekonomike. Kanë marrë miqtë e kryeministrit thotë ndihmën e ekonomike, por bizneset të drejtpërdrejta, njerëzit, punonjësit e thjeshtë, edhe nëse kanë patur ndonjë faturë 5 mijë lekë të vjetra pa paguar energjinë nuk ua kanë dhënë ndihmën ekonomike, atë pagën e sodilaritetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...