Prishja e koncesioneve kërkon vullnet politik, Kryemadhi: Ja si zhbëhen koncesionet

Hënë, 21 December 2020 22:18

 

E ftuar në Vizion Plus, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi mundësinë e zhbërjes së koncesioneve të qeverisë Rama. Ajo tha se nuk është aspak e vështirë prishja e këtyre koncesioneve por kërkon vullnet politik. Sipas saj, një pjesë e këtyre kontratave koncesionare janë firmosur dhe nuk janë zbatuar kurrë dhe kjo është arsye që firmat që i kanë marrë ato po përdorin metodën për të shkuar në arbitrazh më një skemë të qartë të mbeshtetur dhe nga qeveria.

 

 

Ju e akuzoni Edi Ramën për lidhje me oligarkët dhe dhënien e koncesioneve. Si do të zhbëhen koncesionet, sepse çdo opozitë përpara se të vijë në pushtet premton që do të anulojë koncesionet?

‘Është shumë e thjeshtë. Vullnet politik për të zbatuar ato kontrata, që ata edhe pse i kanë firmosur nuk i kanë zbatuar kurrë. Pra janë disa kontrata të cilat po t’i shikoni kanë një nxitim me vrap të qeverisë, edhe të bizneseve, të cilët po kërkojnë të zgjidhin kontratat e koncesioneve, në mënyrë të tillë që të shkojnë në arbitrazh, që të fitojnë ato para që kanë pasur në plan nëpërmjet gjyqeve të arbitrazhit, të cilat edhe këto kanë nga mbrapa një mafie tjetër. Nëse deri dje kishim injektimin e parave të drogës në ndërtim apo në projekte të ashtuquajtura të rindërtimit, apo parave të pista, pa origjinë, zhvillime aeroportesh tre dimensionale që nuk u gjendën kurrë paratë dhe s’u bënë kurrë aeroportet, por ishin thjesht trampolina të parave të pista për t’i sjellë në Shqipëri dhe për ta kthyer Shqipërinë në lavatriçe pastrimi parash. Ashtu është edhe kjo situatë tani, që për të lëvizur ose për të marrë një përfitim përsëri, bëhen këto të ashtuquajtura kontrata koncesionesh, të cilat janë të paligjshme. Zgjidhen në mënyrë të njëanshme nga qeveria dhe më pas çdo zgjidhje kontrate bëhet sërish e pa ligjshme, e parregullt, në mënyrë të tillë që koncesionari t’i drejtohet Gjykatës Europiane’.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...