Kryemadhi: Ja dy nga zonat ku do kandidoj në 25 prill

Hënë, 21 December 2020 22:37

E ftuar në emisionin “Quo Vadiz’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zbuluar dhe dy qarqet ku do të kandidojë. Ato do të jenë Elbasanit dhe Fieri. Elbasani u shpreh ajo pasi i kam një borxh dhe Fieri për t’i dhënë një mundësi socialistëve.

Fier, Elbasan me kodin e ri e kam të garantuar që do kandidoj. Elbasanit i kam një borxh dhe Fierit dua t’i jap një mundësi. Pse? Sepse dua t’i jap një mundësi socialistëve të Fierit, të cilët e gjejnë veten shumë afër me Monikën që ka qenë themeluese e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar. Kështu që janë shumë miq të mi të vjetër , që kanë punuar me mua në vitet ’92, kur unë kam qenë gjimnaziste e më pas studente. Më pas jetojnë e punojnë në Fier, kemi bërë fushata bashkë dhe e gjejnë vetëm më pranë me Monika Kryemadhin sesa me dikë tjetër që nuk e lidh asgjë me Fierin.
Dhe nga ana tjetër me kodin e ri zgjedhor, që Komisioni i Venecias e hodhi poshtë, nuk është demokratike që kryetarët e partive të mund të kandidojnë në katër qarqe, akoma nuk e kam menduar për qarqet e tjera nëse do kandidoj ose jo. Dy janë të sigurt, sepse Elbasani është një mundësi e jashtëzakonshme për të krijuar hapësira të reja për djem dhe vajza të Elbasanit, por edhe të Cërrikut dhe të Përrenjasit, sepse kemi pasur një përfaqësim jashtëzakonisht të mirë edhe në këto zona.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...