LSI Korce/Disfunksionimi i politikave ekonomike shtetërore dhe rritja e nivelit të papunësisë në rajonin e Korçës; ka orientuar gratë e këtij rajoni drejt ekonomisë familjare e vetëpunësimit dhe sektorit privat.

Tuesday, 22 December 2020 09:53

Disfunksionimi i politikave ekonomike shtetërore dhe rritja e nivelit të papunësisë në rajonin e Korçës; ka orientuar gratë e këtij rajoni drejt ekonomisë familjare e vetëpunësimit dhe sektorit privat.

Përballë sfidave të shumëfishta ato kanë zgjedhur punët artizanale dhe fasoneritë, si mundësi për të siguruar të ardhura.

Por prapa këtij realiteti qëndron dhe fataliteti i keq qeverisjes sepse tek ekonomitë familjare:

- mungon subvencionimi për të rejat në këtë fushë, të cilat shpesh kërkojnë mbështetje nga organizata jo qeveritare
- mungon mbështetja shtetërore për promovim dhe markting të punëve të tyre
- nuk ka lehtësira fiskale, siç kanë vendet fqinje dhe
- nuk ka certifikim të punëve të tyre për t'i mbrojtur nga konkurrenca.

Nga ana tjetër; mbrojtja e oligarkisë së ngritur në sistem edhe në sektorin privat të fasonerive flet qartë për mungesë të shtetit në mbrojtje të punëmarrësit e në zbatim të Kodit të Punës.

Kjo situatë duket qartë kur:
- mungojnë marrëveshjet e punës të parapërcaktuara
- "puna në të zezë" mbetet ende fenomen
-puna e keq paguar është e vetmja mundësi për të siguruar të ardhura
- vazhdon shfrytëzimi për punë jashtë orarit dhe punë të tjera të ndryshme nga ajo që është përcaktuar në kontratën e punës dhe
-mungon kontrolli dhe mbrojta e shtetit për kushtet e mjedisin; në mbrojtje të shëndetit.

Sa më sipër; shteti duket se qëllimisht e ka humbur rolin e tij duke prodhuar përkeqësim ekonomik të familjeve të tyre, ulje të dinjitetit dhe profesionalizmit të punës artizanale të të rejave korçare në ruajtjen e trashëgiminë e traditës se hershme dhe humbje të besimit social e sigurisë shtetërore.

Në mbrojtje të legjislacionit të punës; të gruas, dinjitetit dhe profesionalizmit të saj, të sektorëve privat të sipërcituar; kërkohet me domosdoshmëri ndryshim!!!

#Korça_Shtëpija_Juaj
Dr. Suela Dinellari
Lektore pranë Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë
Nënkryetare e LSI-Korçë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...