Përgjimi i bandave/ Me kë foli Taulant Balla për 3 milionë eurot e fushatës

Tuesday, 22 December 2020 12:10

 

Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka deklaruar në emisionin ABC-ja e Mëngjesit se ka një përgjim që implikon kreun e grupit parlamentar të PS-së në bisedë me një person shumë të fuqishëm në Elbasan.

Nuhu tha se në vitin 2017 kishte nisur një procedim policor për një grup në Elbasan, por personi në fjalë i ka kërkuar Taulant Ballës të ndërpriten hetimet ose do të kërkojë paratë e hedhura për zgjedhje. Ai shtoi se fill pas një jave, të gjithë drejtuesit e policisë janë pushuar nga puna, ndërsa drejtoria e policisë e ka ndërprerë hetimin

“Rreth vitit 2017 drejtoria e përgjithshme ka pasur një procedim policor të hapur për një grup në Elbasan për t’i mbajtur në vëzhgim për të parandaluar vepra të mëdha penale. Ka pasur edhe informatorë. Gjatë vëzhgimit dhe përgjimit ka qenë një telefonatë mes Taulant Ballës dhe një personi shumë të fuqishëm në Elbasan ku ky person i kërkonte të merrte masa për drejtuesit e policisë që kishte sjellë ose do të kërkonte paratë që kishte investuar për zgjedhje, diku te 3 mln euro"

"Një javë pas kësaj telefonate të gjithë drejtuesit e policisë u pushuan direkt nga puna. Drejtoria e ndërpreu operacionin dhe informacionin e mbledhur nuk e referoi në prokurori”, tha Nuhu.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...