Merret vendimi/Ja kush janë drejtuesit politik të PD-së në Shkodër dhe Fier

Tuesday, 22 December 2020 13:11

 

Caktohen drejtuesit politik të Partisë Demokratike në Shkodër dhe Fier.

Burime nga selia e PD, bënë të ditur se Helidon Bushati do të jetë drejtues politik i Partisë Demokratike në Shkodër për fushatën zgjedhore të 25 prillit.

Ndërkaq në Fier është vendosur që të jetë përfaqësues politik, Enkelejd Alibeaj.

 

Përfaqësuesit politik do të jenë dhe udhëheqësit e listave për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Prezantimi i Helidon Bushatit do të bëhet pasditen e sotme nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Pritet që ditët në vijim, PD të caktojë drejtuesit politikë edhe për 11 qarqet e tjera të vendit.

Drejtuesit politikë do të udhëheqin fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Helidon Bushati është ish-deputet i PD. Në zgjedhjet e 2017, ai pranoi të largohej nga lista e Shkodrës, në një vend të sigurtë, për t’i hapur rrugën përfaqësimit të Vaut të Dejës.

Ky gjest u vlerësua shumë në atë kohë.

Më pas, Bushati u zgjodh anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, detyrë që e ushtron deri më sot.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...