Në Kosovë Kushtetuesja heq të inkriminuarit ,në Shqipëri të inkriminuarit heqin Kushtetuesen.

Tuesday, 22 December 2020 14:56

 

Kosova po po tregon nje nivel të lartë demokracie me vendimin e fundit të gjykatës kushtetuese per rrëzimin e qeverisë Hoti dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Pra ishte vendim i gjykatës kushtetuese dhe për çfarë arsye? Per nje te denuar që mbante në këmbë një qeveri me votën e tij. Po t'a krahasosh me xhunglën e drogës së trafikantëve që kanë rrëmbyer parlamentin,qeverinë ,grupin parlamentar të mazhorancës të shtrirë nga nivelet më të larta të policisë së shtetit deri tek pistat dhe avionët private, Kosovën e sheh me shumë zili. Ishte vendimi i gjykatës kushtetuese në Kosovë dhe menjëherë presidentja nisi konsultimet me forcat politike.
Këtu në 8 vitet e rilindjes ka qenë një parajsë narkotrafiku për të gjithë llojet e drogave dhe nje pasurim marramendës i të gjithë trafikantëve të lidhur ngushtë me rilindjen .
Nuk kanë kaluar as 24 ore kur emra te rëndësishëm parlamentaresh dhe grupi parlamentar dalin te lidhur me një nga sasitë më të mëdha tr kokainës,por vendi nuk ka gjykatë kushtetuese dhe siç e kemi thene dhe herë të tjera në këtë portal, rilindja e përdor kushtetutën e Shqipërisë si picetë për të fshirë hundet e saj me kokaine.

 

Shqiperia ka vetëm drogë,trafikantë në nivelet më të larta të shtetit,qeverisë dhe vendimarrjes parlamentare po nuk ka gjykatë kushtetuese
E ashtuquajtura reformë në drejtësi foli për një operacion të suksesshëm te rilindjes për të kapur drejtësinë, vetingu si një operacion politik i se majtës ekstreme në Shqipëri për te zbrasur sistemin jo nga gjyqtarët e korruptuar por të gjithë elementët prokurorë e gjyqtarë që dyshoheshin për pritje të djathta
Kriteri i kesaj reforme nuk ishte lufta kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë , ajo ishte një operacion sorosian për kapjen e shtetit në te gjitha kapilarët dhe për të mos dënuar asnjë trafikant drogë ,apo pastruesi parash siç është kryetari i Bashkisë se Tiranës.
Kjo reformë në vend te ishte një operacion i thellë dhe serioz për t'i dhënë Shqipërisë një sistem drejtësie të pavarur, por ishte një reformë për t'i dhënë strehe të gjithë atyre të përfshirë në trafiqe e koncensionet të dyshimta.

Përveç vetingut dy dështimet spektakolare te reformes jane ndërtimi i një SPAK-u anemik që meret me gjoba 5 mijë lekshe dhe trajton në mënyrën më aprofesionale dhe te dyshimtë vjedhjen e dosjeve ne Diber e Durres.Vendi nuk ka gjykate kushtetuese nuk ka gjykate të lartë prandaj edhe diktatura e rilindjes lulëzon me paratë e kokainës ,heroinës dhe krimi është bërë kryefjalë e jetës së shqiptarëve.

Në Kosovë kushtetuesja heq të inkriminuarit ,në Shqipëri të inkriminuarit heqin kushtetuesen.

Modifikuar më Tuesday, 22 December 2020 15:02

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...