Xhixho: Kemi detyrimin t’i orientojmë të rinjtë drejt sektorëve prioritar zhvillimor. Profilizim për tregun e punës

Tuesday, 22 December 2020 19:26

 

Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, ishte pjesë e një konference online shkencore me temë ”Arsimi cilësor sot dhe nesër”, ku thotë se duhet që të synohet që të forcohet autonomia dhe pavarësia financiare e Univeristeteve publike nga qeveria. Për të, kemi detyrimin t’i orientojmë të rinjtë drejt sektorëve prioritar zhvillimor të vendit, duhet të bëjmë profilizimin dhe aftësimin e tyre për tregun e punës. ”Mbështetja e Univeristetit publik dhe e gjithë arsimit në përgjithësi duhet të jetë fokus në buxhetin e shtetit duke i dedikuar 5% të PBB dhe jo si sot që mbështetja është vetëm 2.5% PBB. Arsimi i lidhur me punësimin e të rinjve kërkon një strategji të qartë dhe vullnet politik për ta parë edukimin si aset kombëtar. Investimi në burime njerëzore është investimi për zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e vendit”,-shkruan Xhixho në facebook.

Postimi i plotë

 

Kënaqësi që isha pjesë e Konferencës shkencore me Temë “Arsimi cilësor sot dhe nesër” organizuar nga Qëndra për Trajnime dhe konsultime shqip. Shpreha mendimet e mia për arsimin e lartë, për domosdoshmërinë e rregullimeve ligjore që duhet të adresohen në Ligji për Arsimin e Lartë. Duhet të synohet që të forcohet autonomia dhe pavarësia financiare e Univeristeteve publike nga qeveria.

Mbështetja e Univeristetit publik dhe e gjithë arsimit në përgjithësi duhet të jetë fokus në buxhetin e shtetit duke i dedikuar 5% të PBB dhe jo si sot që mbështetja është vetëm 2.5% PBB. Arsimi i lidhur me punësimin e të rinjve kërkon një strategji të qartë dhe vullnet politik për ta parë edukimin si aset kombëtar. Investimi në burime njerëzore është investimi për zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e vendit.

Kemi detyrimin t’i orientojmë të rinjtë drejt sektorëve prioritar zhvillimor të vendit, duhet të bëjmë profilizimin dhe aftësimin e tyre për tregun e punës duke bërë të detyrueshëm bashkëpunimin e fakulteteve, shkollave profesionale me biznesin duke ofruar një rrjet ndërveprimi siç ndodh në vendet Eurpiane.

Kjo qasje siguron që praktika e fituar përgjatë kohës së studimit t’i njihet nxënësve dhe studentëve e në këtë mënyrë sigurohet përfshirja e shpejtë e tyre në tregun e punës pas përfundimit të studimeve. Edukimi duhet të jetë prioritet kombëtar për këdo që drejton vendin përkohësisht, dhe investimi për të duhet parë si investim afatgjatë për Shqipërinë Europiane e cila kërkon burime njerëzore të përgatitura për sfidat e të ardhmes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...