Gara për në Gjykatën Kushtetuese/ KED u hap rrugë dy kandidatëve që do t’i propozohen Presidentit

Tuesday, 22 December 2020 19:33

 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka hapur rrugën edhe dy kandidatëve të tjerë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Kandidatët Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo, zhvilluan seancën e intervistimit përpara anëtarëve të KED-së, ndërsa raporti përfundimtar për ta do të jepet në seancën e nesërme, ku do të bëhet pikëzimi dhe renditja.

Njëri prej dy kandidatëve do të emërohet nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë kështu funksionale këtë gjykatë me 6 anëtarë, nga nëntë që ka gjithsej.

 

NJOFTIMI NGA KED

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 22.12.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, duke iu përmbajtur rendit të ditës:

Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020.
Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar:
-Altin Binaj

-Aleksandër Toma

-Përparim Kalo

Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020, si më poshtë:
-Aleksandër Toma

-Përparim Kalo

4.Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, vendosi:

Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.
Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

 

Në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shpalli fillimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020.

Lidhur me procedurën e ndjekur për vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi:

Përfundimin e procedurës së, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes nga kandidimi, Z. Altin Binaj, për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020 .
Kandidatët e tjerë për këtë vend vakant, Z. Aleksandër Toma dhe Z. Përparim Kalo janë paraqitur sot përpara anëtarëve të KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit dhe prezantuar platformën e tyre në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese. Pas përfundimit të intervistimit të kandidatëve, KED vazhdoi me pikëzimin dhe renditjen e tyre.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020, si edhe listën përfundimtare të renditjes së bashku me raportin përkatës.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të vijojë, ditën e mërkurë, datë 23.12.2020, me miratimin e raportit përkatës mbi listën përfundimtare të renditjes, i cili do t’i dërgohet më pas organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...