Haradinaj si President: Synoj anëtarësimin e Kosovës në NATO

E mërkurë, 23 December 2020 11:00

 

“Një prej qëllimeve unë kam dhe anëtarësimin në NATO. Do të isha angazhuar për anëtarësimin në NATO të Kosovës.” Kështu tha Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në studion e “Kanal10”, i pyetur nga analistët për platformën që kishte nëse do të zgjidhej President i Kosovës, siç e dëshiron

Pyetjes se pse mendonte se do të ishte më i dobishëm për vendin e tij si President, më shumë se sa kishte qenë Kryeministër, Haradinaj iu përgjigj:

“Këtë herë me e ndihmu vendin nga përgjegjësia e Presidentit! E njoh qeverisjen, kam punuar gjatë; mendoj se jam prej njohësve të mirë të qeverisjes, mirëpo edhe nga përgjegjësia e qeverisjes mundem me e ndihmu vendin. E kam bërë dy herë Kryeministrin, mundem ta bëj edhe një herë, mundem edhe shumë herë…do të kishte qenë në një kërkesë, në një situatë të një natyre të caktuar, mirëpo synimi im me dhënë kontributin tim në cilësinë e Presidentit është edhe një logjikë politike. Kam kaluar nga Kryeministria dy herë, synoj të shkoj nga Presidenca dhe përmbyll një karrierë politike.”

“Presidenti ka peshë, më së pari ai është Komandanti i Forcave të Armatosura të vendit. Ai mban përgjegjësinë e sigurisë.

“Unë kam qenë kryetare qeverie dhe e kam parë nga zyra ime edhe punën e Presidentit”.

“Një prej qëllimeve unë kam dhe anëtarësimin në NATO. Do të isha angazhuar për anëtarësim ën NATO të Kosovës. “

“Një prej qëllimeve kam kthimin e besimit të plot udhëheqësve, plot njerëzve, plot palëve. Kemi punuar në kohën që shkoi, mendoj se kemi bërë përparime të mëdha me Gjermaninë; me Anglinë duhet me e rimarrë dinamikën, me Francën duhen bërë përparime. Imagjinoni, vendi që ka qenë më i vështiri për liberalizim të vizave ka thënë po: Gjermania, e para! Unë mendoj se mundem t’i kryej këto punë nga ajo përgjegjësi”, theksoi Haradinaj për analistët./Syri.net

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...