Policia italiane ka arrestuar sot një 30 vjeçar shqiptar pasi u kap me 221 kilogramë drogë.
Sipas mediave italiane , droga e sekuestruar kapte vlerën e 1 mln eurove.
Gjithashtu edhe emra te rëndësishëm parlamentaresh dhe grupi parlamentar dalin te lidhur me një nga sasitë më të mëdha te kokainës.
Vetëm dje ,Ish-nënkomisari i Policisë Emiljano Nuhu, që tashmë ndodhet në azil pasi denoncoi fisin Rraja të deputetit Rrahman Rraja, ka thënë se gjatë mbajtjes në përgjim të një grupi kriminal në Elbasan, ka dalë dhe Taulant Balla.
Disa ditë më parë drejtësia belge dhe ajo gjermane pas një hetimi për gati dy vite zbuluan dhe goditën një grup kriminal të trafikut të kokainës duke arrestuar 8 persona, 6 nga të cilët janë shqiptarë, që cilësohen si drejtuesit e bandes.Mes të arrestuarve edhe nipi i deputetit socialist Rrahman Rrahja.
Këtu në 8 vitet e rilindjes ka qenë një parajsë narkotrafiku për të gjithë llojet e drogave dhe nje pasurim marramendës i të gjithë trafikantëve të lidhur ngushtë me rilindjen .
Shqiperia ka vetëm drogë,trafikantë në nivelet më të larta të shtetit,qeverisë dhe vendimarrjes parlamentare .