Milionat e kokainës, edhe deputeti i PS-së në listën e SPAK-ut

E mërkurë, 23 December 2020 15:48

 

Pas operacionit të koduar “Atos”, në të cilin përveç policisë shqiptare u angazhuan edhe policia gjermane dhe ajo belge dhe që përfundoi me arrestimin e disa shtetasve shqiptarë, hetimet tashmë janë marrë në dorë nga SPAK.

 

Dy prej emrave që janë përfshirë tashmë në veprimet proceduriale të SPAK-ut janë Fjoralb dhe Ramazan Rraja, për shkak të lidhjeve që ata kanë me deputetin socialist, Rrahman Rraja.

Burimet bëjnë me dije se prokuroria speciale, ndryshe SPAK ka regjistruar një hetim pasuror sipas ligjit antimafia, ku do verifikohen një sërë pasurish. Në listën e pasurive për të cilët do kërkohet kryerja e veprimeve hetimore intensive do të jenë pasuritë e Ramazan e Fjoralb Rrajës.

Verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj deputetit Rrahman Rraja, si person i lidhur me dy të dyshuarit, si drejtues të grupit. Nisur nga 2018-a, këtij grupi iu sekuestrua një sasi prej 1.2 ton kokainë. Fitimet ky grup rezulton se i investonte në Shqipëri në prona, automjete e llogari bankare. SPAK do t’u kërkojë bankave, hipotekës, agjencive të transfertave të dhëna për transaksione ndër vite.

Verifikimet për pasurinë e deputetit janë në zbatim të ligjit antimafia, si person i lidhur me të arrestuarit, pasi Ramazani ishte nipi i tij. Kërkesat për verifikim do të nisen që nga kjo e mërkurë dhe për çdo pasuri të pajustifikuar do kërkohet sekuestro e konfiskim

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...