Ish-deputetja e LSI-së: Shqipëria po mbyll vitin më të keq që prej 1997. Të ndihmojmë biznesin e vogël dhe të mesëm, blini produktet vendase

E mërkurë, 23 December 2020 15:53

 

Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi deklaron se Shqipëria po mbyll vitin më të keq që prej vitit 1997, ku sipas BERZH rënia ekonomike llogaritet 9%.

Në një mesazh pas vizitës tek tregu në Kombinat, Kërpaçi fton qytetarët që këtë fundvit të bashkohemi të gjithë nën një nismë për të ndihmuar biznesin e vogël dhe të mesëm duke blerë produkte vendase.

 

“Këtë mëngjes ndalova tek tregu i zonës në Kombinat për të blerë arrë VENDI. Një treg i vogël por me njerëz shumë punëtorë që ofrojnë produkte të freskëta vendase.
Pandemia dhe qeveria i ka lënë sipërmarrësit në gjendjen më të rënduar ekonomike të këtyre 30 viteve, me taksa shumë të larta dhe xhiro shumë të ulët. Shqipëria po mbyll vitin më të keq që prej vitit 1997, ku sipas BERZH rënia ekonomike llogaritet 9%. Vit që ka shënuar rritje të papunësisë dhe të emigracionit me motive ekonomike.
E ndërsa qeveria nuk kujdeset për njerëzit, kujdesin ndaj njëri-tjetrit e kemi vet në dorë. Këtë fundvit do ju ftoja të bashkohemi të gjithë nën një nismë për të ndihmuar biznesin e vogël dhe të mesëm.
Në Tiranë dhe në çdo qytet të Shqipërisë, blini produktet vendase në biznesin e vogël të lagjes/komunitetit tuaj. Sado modest kontributi i secilit, ne mund të ndihmojmë njëri-tjetrin për tu ringritur më të fuqishëm!”, shkruan Kërpaçi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...