Rifillon manipulimi i shifrave të pandemisë..?!

E mërkurë, 23 December 2020 18:15

 

Nga Kastriot Islami - 23/12/2020

Deri para pak ditësh numri i të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-019 ishte shumë i lartë. Shumë qytetarë e lidhnin këtë me ‘panikun’ që duhet të përhapej në mënyrë që qytetarët të bindeshin për tu vaksinuar.

Kur Rama dështoi në sigurimin e vaksinën, pak dita pas kthimit të tij nga SHBA, numri i testeve në vend që të rritej u ul me 1/3 dhe për rrjedhojë u ul edhe numri i të infektuarve?!

A është ky një manipulim me shifrat e pandemisë? A duket ky si rifillim i një loje të rrezikshme me statistikat e pandemisë? Përgjigjen e kësaj pyetjeje duhet ta japin institucionet e drejtësisë...!

 

Në ndihmë të një kuptimi më të mirë dhe për të bërë një krahasim letë të vërejmë se si veprohet në vendet e tjera të Europës...Për shembull, në Francë, për të kontrolluar më mirë pandeminë, vazhdimisht është rritur ndjeshëm numri i testeve ditore...

Madje këto ditë të festave të fundvitit, kur qytetarëve francezë iu është mundësuar një lëvizshmëri më e madhe, numri i testeve ditore PCR ka kaluar shifrën prej 500 mijë...

Më konkretisht në datën 18 dhjetor 2020 numri i testeve ditore ka arritur shifrën prej 502528 teste. Po te kemi parasysh që popullsia në Francë është 65 342 214 rezulton se numri i testeve për 1000 banorë është 7,7 teste për 1000 banorë në 1 ditë.

Pak a shumë ky është niveli i testimeve ditore për frymë popullsie edhe në të gjithë vendet e BE...

Shqipëria me kokëfortësinë e arrogancën e ‘menaxherit të Surrelit’ duke e mbajtur të ulët shifrën e testimeve, në datën 18 dhjetor 2020, ka kryer vetëm 2615 teste PCR. Duke pasur parasysh se popullsia e Shqipërisë në 18 dhjetor 2020 ka qenë (sipas portalit Woldometers) 2 876 299, rezulton se numri i testeve për 1000 banorë është 0,91; ose 8,5 herë më i vogël se në Francë... po kaq herë më e ulët afërsisht rezulton e krahasuar edhe me të gjithë vendet e tjera të BE...

Numri i ulët i testeve reflektohet edhe në një parametër tjetër të pandemisë...

Me këtë numër të ulët të testeve, pozitiviteti (thënë ndryshe, numri i atyre që rezultojnë ‘pozitivë’ nga COVID-19) në Shqipëri është rreth 22,2 përqind, kurse në Francë, kjo shifër është rreth 15 përqind... Kjo tregon se shifra e ulët e ‘të infektuarve’ të deklaruar në Shqipëri është e lidhur me numrin ende shumë të ulët të testeve PCR...

Publikimi i shifrave të ulëta të të infektuarve në Shqipëri, duke mbajtur të ulët shifrën e testimeve është thjesht e vetëm manipulim i opinionit publik...

Por edhe një manipulim me pasoja për jetën e qytetarëve, që duke shkaktuar keqmenaxhimin e pandemisë çon edhe në numrin e vdekjeve nga COVID-19.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...