Meta komenton situatën parazgjedhore: Jemi dëshmitarë të një fushate të turpshme, u kërkohen kryetarëve të bashkive kuota për partinë

E mërkurë, 23 December 2020 22:06

 

Presidenti Ilir Meta në një intervistë të dhënë për emisionin “Aktualitet” në FaxNews, ka folur për situatën aktuale parazgjedhore dhe veprimeve politike të mazhorancës qeveritare në arenën ndërkombëtare.

Duke u ndalur tek çështja e detit me Greqinë Meta shprehet se ajo nuk mund të jetë një kusht për anëtarësimin në BE, pasi kemi të bëjmë me një çështje bilaterale midis dy shteteve.

Gjithashtu Presidenti theksoi se qeveria prej kohësh ka dalë nga shinat kushtetuese me një përbuzje ndaj shtetit të së drejtës, ku instancat shtetërore vendosen në shërbim të PS-së për zgjedhje. Në këtë pikë ai nënvizoi kërkesën e kryeministrit ndaj kryetarëve të bashkisë për të përmbushur kuotat e votave për partinë.

Bejdo Malo: Duket sikur është shtuar një nga kushtet e BE edhe marrëveshja deti apo çështje të tjera që lidhen me këtë aspekt?

Ilir Meta: Nuk ka si të jetë një marrëveshje kusht për arsyen sepse kjo është jashtë cdo parimi me të cilat funksionon dhe duhet të funksionoj Europa e bashkuar. Kjo është një cështje bilaterale midis dy vendeve, e cila duhet të zgjidhet në mënyrë transparente në përputhje me ligjet ndërkombëtare, me konventat ndërkombëtare dhe ligjet e secilit vend. Në rastin tonë, kemi dhe një vendim të vecantë të Gjykatës Kushtetuese të kërkuar nga PS dhe sigurisht që kjo është një cështje që nuk mund të zgjidhet përmes cdo lloj presioni sepse nuk i shërben as zgjidhjes së vërtetë, as miqësisë afatgjatë midis dy vendeve dhe duhet të jetë në interesin më të drejtë të të dyja vendeve.

Kemi një kryeministër autokrat që do e përdorë për interesat e tij apo për KED e tij politike, edhe cështjen e Detit por edhe shumë të tjera që lidhen me institucionin e presidentit duke hartuar edhe ligje në parlament, duke dalë dhe jashtë kushtetutës.

Ne e kemi të qartë që është kjo qeveri ka dalë prej kohësh jashtë shinave kushtetuese dhe po e përbuz shtetin e së drejtës, parimin e balancës midis pushteteve. Është një qeveri që urren zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe bën cdo gjë që të provokojë opozitën, ta indimidojë atë, të intimidojë votuesit, qytetarët. Të gjithë jemi dëshmitarë të një fushate të turpshme që ka nisur kudo, e cila është edhe publike në media, ku kryeministri në asnjë vend tjetër, ndoshta në një vend të humbur afrikan u kërkon kryetarëve të bashkive hapur kuota se sa vota i duhen për partinë e tij, ndërkohë që mund ti kërkonte llogari për të përmirësuar shërbimet publike ndaj qytetarëve, ndaj komuniteteve për të cilat ata janë zgjedhur. Shohim një fushatë me presione dhe veprime të cilat janë tepër primitive dhe sigurisht nuk do të kenë asnjë sukses pasi mendoj që qytetarët janë tepër të ndërgjegjshëm që nuk mund të vazhdojmë me këtë mënyrë nën presion, nën të vetmen reformë që është ajo e frikës nga pushteti dhe do të marrin përgjegjësitë e tyre e të tregojnë se janë qytetarë të vërtetë europianë.

Po ta shikosh, keni firmosur shumë dekrete por në një tjetër keni vendosur një argumentim të rrjedhshëm përse firma jote ka qenë kundër. Po ta shikosh në parlament, kjo qeveri bën gjëra aq formale sa nuk i hyjnë fare për të lexuar diskutimin

Sepse kapja e drejtësisë, e prokurorisë antikushtetuese që me zgjedhjen e prokurores së përkohshme, paralizimi i të gjitha institucioneve të drejtësisë, sigurisht që ka fryrë më tej arrogancën që nuk ka munguar dhe më përpara të këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie, e cila natyrisht do ta marrë një përgjigje.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...