“Ku fle lepuri?” Meta komenton Gjykatën Kushtetuese: Do i tregonte me kohë deputetëve dhe parlamentit se është anti kushtetues

E mërkurë, 23 December 2020 22:11

 

Presidenti Ilir Meta foli në emisionin “Aktualitet” nga Bejdo Malo në Fax News për këmbënguljen e ndërkombëtarëve për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese brenda muajit Dhjetor, kërkesë që u realizua ditën e sotme pasi Përparim Kalo është kandidati i gjashtë që u dekretua si gjyqtar.

I pyetur se “Ku fle lepuri?”, Meta tha se Gjykata Kushtetuese do i kishte thënë me kohë qeverisë se është antikushtetuese dhe do të ndodhte e njëjta gjë si në Kosovë me rrëzimin e qeverisë. Ndaj Presidenti thekson se ka kërkuar bashkëpunim që të mos kapet Gjykata Kushtetuese si institucionet e tjera të drejtësisë.

Ilir Meta: Kush përfitoi më shumë se 3 vjet nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese? A e patë ju cfarë ndodhi në Kosovë? Gjykata Kushtetuese i tha se qeveria është e paligjshme. Një Gjykatë Kushtetuese e këtyre standarteve me kohë do u kishte thënë që është një parlament jokushtetues që këta deputetë të hyrë janë jokushtetues dhe shumica e atyre PPP-ve që janë miliarda euro gjatë këtyre dy viteve që kanë kaluar pa Gjykatë Kushtetuese janë gjithashtu antikushtetuese dhe në kundërshti me interesin publik. Mendoj që dhe Komisioni i Venecias e ka sqaruar shumë qartë në të kaluarën këtë debat që përgjegjësia ka qenë e njerëzve të mazhorancës në krye të KED dhe mazhorancës dhe bllokimi sistematik që mazhoranca i ka bërë KED vit pas viti. Është e qartë që në të gjithë këtë historik, i vetmi institucion dhe i vetmi person sepse përveç angazhimit tim prej më shumë se tre vitesh si President dhe si kryetar i Kuvendit më parë, ka qenë pikërisht për të parandaluar një situatë të tillë që vendi të ngelej pa Gjykatë Kushtetuese. Presidenti ka kërkuar gjithmonë bashkëpunim, ka kërkuar kohë dhe të jenë veprimet e tyre të njëanshme për kapjen e Gjykatës Kushtetuese siç kanë bërë në institucionet e tjera të drejtësisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...