Ambasadorja amerikane, Kim: Presidenti Meta bëri hap gjigant për Shqipërinë

E Enjte, 24 December 2020 09:04

 

-Pas tre vitesh bllokim, Shqipëria ka më në fund një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar në kohë rekord emrin e juristit Përparim Kalo, si anëtarin e 6 të saj. Pak orë pasi Këshilli Emërimeve në Drejtësi dërgoi në presidencë dy emrat e juristëve kandidatë, në bazë të ligjit dhe sipas renditjes së pikëve që kishin bërë ekspertët e KED kreu i shtetit firmosi dekretin. Firmosja brenda pak orëve e dekretit nga kreu i shtetit është një akt juridik-kushtetues që flet shumë për gadishmerinë e tij për ngritjen e institucionëve kushtetuese.

Së pari, Presidenti tregoi se në vendimet e tij për reformën në drejtësi dhe gjykatat kryesore të vendit, kreu i shtetit nuk ka sjellë pengesën më të vogël. Dy ditë më parë, zyrtarë të PS që nuk dinë dhe nuk duan si funksionojnë institucionet, akuzonin presidentit se po mbante “peng”, Gjykatën Kushtetuese. Sulmi dukej qartazi që ishte politik, sepse Presidentit dekreton gjyqtarë nga emrat që i çon zyrtarisht KED dhe jo ata që janë në proces diskutimi nëpër zyra. Në momentin që KED vlerëson kriteret e kandidatëve dhe i dërgoi në Presidencë, kreu i shtetit tregoi se ishte i gatshëm për të firmosur brenda pak orëve.

 

Së dyti, dekreti i Presidentit Ilir Meta dje ka nxjerrë në pah dhe problematikën që ka pasur më parë funksionimi i KED, gjatë kohës që drejtohej nga Ardian Dvorani. Ishte ky institucion dhe Dvorani, që qëllimisht vononin dokumentet, ngatërronin me dashje ligjet dhe hiqnin kandidatë të kualifikuar për të emëruar njerëz që lidheshin me Partinë Socialiste. Dekreti i djeshëm i Ilir Metës tregoi se ngatërresat për Gjykatën Kushtetuese nuk vinin nga Presidenca, por gatuheshin në Kryeministri dhe më pas merrnin vulën e Dvoranit dhe rilindasve të tjerë. Së treti, me dekretin e djeshëm Presidentit zbuloi se kush janë autorët e vërtetë të bllokimit të reformës në drejtësi dhe ngritjes së Gjykatave. Procedura nuk është bllokuar kurrë në Presidencë, sepse ashtu si Përparim Kalo, Presidenti dekretoi brenda afateve dhe Marsida Xhaferllarin dhe Besnik Muçin që u shkarkua më pas nga vettingu. Vonesat dhe pengesat artificiale kanë ardhur nga përfaqësuesit e qeverisë, si dhe të emëruar e saj në institucionet kryesore për zbatimin e reformës në drejtësi. Dekreti i Presidentit Ilir Meta mori dje vlerësime maksimale dhe nga Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila e cilësoi këtë dekret si një hap të madh për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe integrimin e vendit. “LAJM I MADH: Presidenti Meta ka dekretuar Përparim Kalon si anëtarin e 6 të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të betohet nesër (sot), do të ketë kuorum. Shqipëria do e mbyllë 2020 me një GJK funksionale, pas pothuajse 3 viteve pa të. Presidenti, KED dhe Parlamenti kanë meritat më të mëdha!”,– deklaroi Ambasadorja e SHBA.

Presidenti përmbushi detyrën Kushtetuese duke rikthyer në funksion gjykatën më të rëndësishme të vendit me gjashtë anëtarë, megjithatë funksionimi i saj i plotë mund të jetë vetëm me nëntë anëtarë. Tre të tjerët zgjidhen nga Gjykata e Lartë dhe një nga Presidenti. Nëse KED dërgon, sipas procedurave, emrat e tjerë në Presidencë, kreu i shtetit se zbaton rreptësisht ligjin dhe Kushtetutën. Ndërkohë emrat që vijnë nga Gjykata e Lartë janë një problem më vete, sepse ky institucion nuk është plotësuar me anëtarët e nevojshëm që i duhen për funksionim normal. Gjykata Kushtetuese është institucioni më i rëndësishëm që gjykon aktet e qeverisë. Në tre vjet mungesë, janë pa fund padi që presin të shqyrtohen nga kjo gjykatë. Lista e çështjeve të nxehta nis me zgjedhjet moniste të vitit të kaluar, shembjen e Teatrit Kombëtar, dhjetëra koncesionet grabiqare të Rilindjes si dhe ligjet antikushteste që janë miratuar pa hesap nga qeveria “Rama”. Është një mal shkelje ligjore që pret të flasë drejtësia. Presidenti i Republikës u tregoi dje shqiptarëve dhe ambasadorëve se nuk e vonoi asnjë minutë drejtësinë dhe Gjykatën Kushtetuese. Tani është pjesa e të Qeverisë dhe të tjerëve të tregojnë se nëse duan që vendi të ketë gjykata me njerëz të zgjedhur sipas ligjeve dhe meritës. Duhet të shpejtojnë sepse nuk kanë më kohë për mashtrime, dihet që ata e mbajnë peng drejtësinë për gjithë këto vite janë Rilindja dhe kryeministri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...