“Mik i ditëve më të vështira”, Presidenti Meta urim të përzemërt për Stjepan Mesiç në 86-vjetorin e lindjes

E Enjte, 24 December 2020 10:38

 

 

Një urim i veçantë, që buron nga zemra e çdo shqiptari patriot, i cili nuk i harron kurrë miqtë e ditëve më të vështira.

Kështu ishte statusi i sotëm i Presidentit Ilir Meta për ish-Presidentin e Koracisë, Stjepan Mesiç, njeriu që do mbahet mend e vlerësohet për mbrojtjen e kauzës së drejtë të Kosovës, lirinë e pavarësinë e saj si dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo në rajon.

 

STATUSI I PLOTE

Urimet më të përzemërta me rastin 86-vjetorit të lindjes, Presidenti Stjepan Mesiç, burrështetasi i shquar kroat, miku i pazëvendësueshëm i kombit tonë, avokati i palodhur dhe zëri i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo në rajon.

 

 

Mirënjohje për kontributin e vyer dhe të paharruar të dhënë për kombin shqiptar, në momentet më të vështira, në kohën kur dhuna dhe terrori i regjimit të Millosheviçit përgatiste dramën e madhe të Kosovës e të gjithë Ballkanit dhe kur ju me kurajë e vendosmëri të pashembullt i kundërshtuat botërisht këto përpjekje kriminale, që shkaktuan një nga luftërat më të përgjakshme në zemër të Europës.

 

I vendosur qartë dhe prerë kundër masakrave, ndarjeve dhe spastrimit etnik në rajon, ju keni spikatur, sikundër vazhdoni edhe sot, në mbrojtje të kauzës së drejtë të Kosovës, Lirisë dhe Pavarësisë së saj, mbrojtës i integritetit të saj territorial brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, si e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Faleminderit, me mirënjohjen më te thellë për gjithçka që keni bërë për Shqipërinë, Kosovën dhe miqësinë shqiptaro-kroate!

 

Ju uroj një jetë sa më të gjatë e të shëndetshme, urim që buron nga zemra e çdo shqiptari patriot, i cili nuk i harron kurrë miqtë e ditëve më të vështira!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...