'Hapi ynë i parë, anulimi i koncensioneve dhe financimi urgjent i sistemit shëndetësor'

E Enjte, 24 December 2020 15:44

 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka siguruar sot se Partia Demokratike në qeverisje do të anulojë koncensionet e dhëna nga kjo qeveri në shëndetësi, në kuadrin e rimëkëmbjes së sistemit shëndetësor shqiptar.

Në një takim me studentë të mjekësisë, Basha tha ndër të tjera se " kjo do të thotë anulim i menjëhershëm i këtyre koncensioneve. Për ne, hapi i parë do të jetë anulimi i këtyre koncensioneve dhe financimi me urgjencë i gjithë sistemit shëndetësor, spitalet në të gjithë komponentët e tyre, por padiskutim edhe kujdesi për të forcuar , shëndoshur dhe sjellë në parametra të shërbimit dinjitoz edhe mjekun e familjes dhe të gjithë hallkat e tjera, duke përfshirë këtu farmaceutikën.

Duhet një reformë e thellë. Ajo është ekzistenciale për shëndetin e qytetarëve dhe për të ndalur e më pas për të kthyer mbrapsht tendencën e mjekëve dhe studentëve të mjekësisë për t'u larguar nga Shqipëria dhe prakitkisht për ta zbrazur Shqipërinë nga njerëzit për të cilët ka nevojë për të shpëtuar jetë.

Prandaj programi ynë për shëndetësinë i jep një theks të veçantë pikërisht këtyre elementëve: Shpërblimit për mjekët dhe infermierët. Financimit të gjithë hallkave të sistemit shëndetësor dhe financimit për të mbajtur mjekët e ardhshëm, pra studentët, në vend dhe jo për t'u kthyer në një laborator ku prodhohen mjekë dhe infermierë për Gjermaninë, për Europë, ndërkohë që shqiptarët vuajnë krizën më të rëndë shëndetësore. Që të ndodhë kjo sigurisht që duhet të kemi një ndryshim.

 

Pas 7 vitesh premtime për shëndetësinë falas dhe dështime spektakolare, kolapsit të spitaleve, kolapsit të sistemit shëndetësor, ka ardhur koha t'i themi mjaft.

Ka ardhur koha ta largojmë shkaktarin e kësaj situate dhe së bashku të reformojmë sistemin dhe t'i japim mundësi edhe mjekëve, edhe ju mjekëve të ardhshëm të bëni misionin tuaj që është; shpëtimi i jetëve të njerëzve”, - tha Basha gjatë takimit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...