Meta: Me rëndësi që fëmijët me nevoja të veçanta të mbështeten jo vetëm për festa, por në mënyrë të përhershme

E Enjte, 24 December 2020 15:51

 

 

Në vigjilje të Krishtlindjeve, presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta në Elbasan, ndërsa i ka gëzuar fëmijët me dhurata.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, kreu i shtetit theksoi se është tepër e rëndësishme që këta fëmijë dhe familjet e tyre të mos ndihen të përkrahur vetëm në prag të festave, por të mbështeten në mënyrë të përhershme.

MESAZHI I METËS
Në prag të Krishtlindjes, vizitova Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta në Elbasan, me dëshirën më të madhe për t’u takuar nga afër me fëmijët e mrekullueshëm me nevoja të veçanta, për të ndarë me ta shumë urime e buzëqeshje, por dhe dhurata me rastin e festave të fundvitit.
Është tepër e rëndësishme që këta fëmijë dhe familjet e tyre, të mos ndihen të përkrahur vetëm në prag të ditëve festive, por të mbështeten në mënyrë të përhershme, si nga institucionet shtetërore, ashtu edhe nga shoqëria, veçanërisht në këtë situatë të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe sociale, që po kalon vendi ynë për shkak të pandemisë COVID-19.

Duhet të nxitim një ndjenjë më të fortë të solidaritetit dhe vullnetarizmit, për t’ju garantuar një integrim të plotë në shoqëri dhe të gjitha mundësitë për të qenë sa më të pavarur në jetë.
Nga Elbasani, ju uroj edhe të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, të kalojnë sot një mbrëmje sa më të gëzuar festive Krishtlindjeje

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...