Edi Rama ende nuk e ka siguruar vaksinën antiCovid për shqiptarët

E Enjte, 24 December 2020 17:02

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se është në komunikim të vazhdueshëm me të tria kompanitë për vaksinën kundër Covid-19.

Gjatë komunikimit me gazetarët, Rama u shpreh se vendimi i BE për të sjellë tepricat në Ballkan është për të ardhur keq. Pavarësisht, kërkesës së Shqipërisë, BE vendosi që nuk do të shpërndajë vaksina në Shqipëri në të njëjtën kohë me vendet e Bashkimit Eurpian dhe Ballkani do të merrë vetëm vaksinat e mbetura.

 

Ai tha se numri i vaksinave të prodhuara është mjaft i ulët dhe nuk do të ketë teprica.

“Ne jemi në kontakt me Pfizer, Moderna dhe në komunikim me disa vende mike, por siç e dini BE ka marrë një vendim goxha për të ardhur keq. E ka marrë vendimin që për vendet e Ballkanit Perëndimor do jepen tepricat. Këtu s’ka teprica këtu ka më pak se sa ishte prodhuar. Ajo që di është se s’do mbetemi pas të tjerëve, kam folur për dy muajt e parë të vitit të ardhshëm nuk dua të jap më shumë të dhëna. Ju them të gjithëve të jeni të qetë se kur është puna për të bërë lypësin për Shqipërinë besoj se dimë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër”- deklaroi Rama.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...