“Vendi është në krizë legjitimiteti“- Presidenti Meta: Beteja e 2 marsit nuk ka përfunduar, shqiptarët të kuptojnë që jemi në greminë!

E Enjte, 24 December 2020 21:52

 


Presidenti Ilir Meta shprehet se Shqipëria është në greminë, pasi qytetarëve shqiptarë u janë rrëzuar të drejtat, në kuptimin kushtetues.


I pyetur nga Çim Peka nëse do ta vazhdojë Kreu i Shtetit betejën e 2 marsit, Meta tha se kjo betejë do të vazhdojë deri në vendosjen e rendit kushtetues në vend.

“2 marsi ishte një betejë për të ndalur pushtimin e Gjykatës Kushtetues, institucionin më të rëndësishëm të shtetit dhe sigurisht edhe ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese është një proces që nuk ka përfunduar, jo vetëm kaq por është dëmtuar jo pak integriteti kësaj gjykate”, theksoi Presidenti.

Presidenti Meta: 2 marsi absolutisht nuk është një betejë e lënë në mes. 2 marsi nuk është betejë e Metës. I ftoj shqiptarët që të kuptojnë greminën ku ka rënë shteti, ku janë rrëzuar edhe të drejtat e tyre, në kuptimin kushtetues dhe kjo betejë do të vazhdojë deri në vendosjen e rendit kushtetues në vend

2 marsi ishte një betejë për të ndalur pushtimin e Gjykatës Kushtetues, institucionin më të rëndësishëm të shtetit dhe sigurisht edhe ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese është një proces që nuk ka përfunduar, jo vetëm kaq por është dëmtuar jo pak integriteti kësaj gjykate.

Dhe mund të dëmtohet edhe ne të ardhmen, pra është një betejë që mund të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Vendi është në krizë legjitimiteti, që zgjidhjen finale do e marrë nga sovrani më 25 prill. Vëmendja duke ndalur te 25 prilli, sigurisht përveç pandemisë që është imediate. Pas 25 prillit do të garantohet legjitimiteti i plotë i institucioneve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...