Rama,ky aktor i dobët per gënjeshtra të medha.

Premte, 25 December 2020 12:55

Dëgjuan shqiptarët mbrëmë kryeministrin që në një qurravitje personale donte të krijonte në opinionin publik, se nuk është ky ai që kafshon, që rreh , që rrit taksat,që i varfëron, nuk është ky qe leh nga mëngjesi në darkë kundër opozitës, nuk është ky njeriu i PPP-ve, i faljes së detit me Greqinë, nuk është ky qe flet me Rrahja-t dhe me çdo narko-trafikant tjetër, nuk është ky qe i varfëron në skamje .
Donte mbrëmë para shqiptarëve të fliste për mamin ,për babin për komshiun, për gruan e parë të dytë,të tretë ,por shqiptarët nuk dëgjuan asgjë se çfarë lëvizje do të bëjë kryeministri për mirëqenien e tyre.

Nuk dëgjuan asgjë për ulje taksash, për rritje rrogash,për pandemine që Shqipërinë e ka kapur për fyti,nuk dëgjuam asgjë për vaksinën megjithëse Serbia filloi vaksinimin e popullatës së saj . Shqiptarët degjuan gënjeshtra për Dhjetorin 90', dëgjuan gënjeshtra për firmën që babai i tij ka për varjen e Avzi Nelës , gënjeshtra për mardhënien e tij më të atin,se gjuha vete ku dhemb dhëmbi, por ai ishte nje aktor i vogël në gënjeshtra të medha te jetës se tij.
Ashtu si Enver Hoxha shqiptarëve peshqesh Edi Ramën nuk ua bëri as marrëdhënia me babain e as ndonjë episod personal i tij siç nuk bëri edhe Enver Hoxhën lojtar politik marrëdhënia me baba Çenon,se babain nuk e zinte në gojë. Këto dy gjëma në historinë e shqiptarëve ua kane bërë peshqesh atyre qarqe të caktuara anti shqiptare.
Dhe zotëria po rri në pushtet pas tetë viteve të turpshme të drogës dhe mjerimit vetëm me shitjen e Kosovës në veri e pazaret e detit në jug, për të mos folur këtu për miliardat offshore ku pjesën më të madhe se zënë PPP-te po trafiku i drograve te forta.

Me gjithë përdorimin personal Rama mbrëmë ju tregoj shqiptarëve se nuk është kryeministri i tyre por njeriu që ju rrjep lëkurën ditë pas ditë dhe i zhyt në skamje me keq se pandemia.

/55news.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...