Për të siguruar vaksinën anti-covid, ashtu siç kanë bërë shumica e qeverive në Europë dhe në rajon, do të duhej që negociatat dhe përpjekjet e qeverisë të kishin nisur muaj më parë.
Por Edi Rama si çdo punë që ka bërë në këto 8 vite, bëri vetëm propagandë të cilën e kulmoi me vizitën e tij 3 ditore në SHBA. Tani na rezulton që Shqipëria ka ngelur pa vaksinë, ndërkohë që kryeministri sa vjen e bëhet më qesharak me justifikimet e tij.
Të vetmet arritje që ai deklaroi sot përpara mjekëve të Infektivit ishin 100 vaksina dhuratë nga Bullgaria, bisedat telefonike që paska bërë me disa kryeministra shtetesh dhe…vënia në dispozicion e stadiumit ‘Air Albania kur ajo të vijë në pranverë, ‘me kismet’!